Varianti i ri i Covid-19, ShBA drejt masave të rrepta kufizuese për të gjitha udhëtimet

Amerika

Varianti i ri i Covid-19, ShBA drejt masave të rrepta kufizuese për të gjitha udhëtimet

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 09:19
Foto ilustrim

Përhapja e variantit të ri të Covid, Omicron në të gjithë botën ka bërë që shumë vende të përgatiten për vendosjen e kufizimeve të udhëtimeve.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se janë vendi i radhës që pritet të vendosin kufizime për udhëtimet , për të parandaluar përhapjen e Omicron.

Mediat vendase bëjnë me dije se administrata amerikane po përgatitet t’u kërkojë të gjithë udhëtarëve që vijnë, përfshirë amerikanët, të kryejnë testin e koronavirusit një ditë para fluturimit, pavarësisht nga vaksinimi.

Ndër hipotezat që po studiohen është edhe një vetëkarantinë shtatëditore për të gjithë ata që hyjnë në vend, përfshirë edhe qytetarët amerikanë.e.su.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat