3 të vdekur e qindra shtëpi të shkatërruara nga zjarri në Kolorado

Amerika

3 të vdekur e qindra shtëpi të shkatërruara nga zjarri në Kolorado

Më: 2 janar 2022 Në ora: 12:01
Kolorado

Tre persona raportohen të zhdukur dhe dyshohet se kanë vdekur pasi një zjarr i ndezur nga era shpërtheu në dy qytete në qarkun Boulder të Kolorados, duke shkaktuar mijëra evakuime dhe duke shkatërruar gati 1,000 shtëpi, thanë autoritetet amerikane.

Zyrtarët amerikanë siç shkruan The Guardian, fillimisht thanë se nuk kishte raporte për viktima apo banorë të zhdukur pas zjarrit të rrallë urban që shpërtheu të enjten në mëngjes në periferi veriore të zonës metropolitane të Denveri.

Shpërthimet e erës më shumë se 160 km/h shtynë flakët në drejtim të lindjes në qytetet Superior dhe Louisville, duke nxitur evakuimin e të dy komuniteteve. Në rreth dy orë, zjarri kishte djegur 6,000 hektarë, thanë zyrtarët.

Ndërkohë presidenti amerikan Joe Biden, e ka shpallur situatën një fatkeqësi dhe ekspertët paralajmëruan se kriza klimatike dhe zgjerimi periferik kontribuan në shkatërrim.

Raportohet se të paktën shtatë persona janë lënduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat