Dy gazetarë digjen të gjallë nga një bandë në Haiti

Amerika

Dy gazetarë digjen të gjallë nga një bandë në Haiti

Më: 7 janar 2022 Në ora: 08:22
John Wesley Amadi dhe Wilmann Vil

Dy gazetarë nga Haiti u dogjën të gjallë nga një bandë në kryeqytetin e vendit ditën e mërkurë, tha një burim nga Forcat e Sigurisë Haitiane për “CNN”. Burimi tha se banda e quajtur Ti Makak kreu vrasjet në lagjen Petion-Ville të kryeqytetit të vendit Port-au-Prince. Burimi tha se motivet dhe detajet e sulmit mbeten të paqarta.

Një gazetar i tretë arriti të shpëtojë sipas burimit. Media haitiane “Radio Ecoute FM” konfirmoi që një prej gazetarëve të saj John Wesley Amady ishte vrarë në sulm, ndërsa ishte me detyrë për të dokumentuar mungesën e sigurisë në zonë. Në një deklaratë ditën e mërkurë që media haitiane dha për “CNN” tha se gazetari u qëllua egërsisht dhe u dogj i gjallë nga banditët e armatosur.

Media në deklaratë tha gjithashtu se e dënon këtë akt barbar dhe kriminal. “Radio Ecoute FM” ka pezulluar operacionet deri në një njoftim të dytë në shenjë solidariteti me familjen e viktimës. Sulmi ndodhi pas rritjes së dhunës dhe përkeqësimit të kushteve të sigurisë, ku grupet lokale luftojnë me njëri-tjetrin dhe policinë për të kontrolluar rrugët.

Haiti është një nga shtetet më të varfra të Amerikës qendrore dhe mijëra njerëz janë zhvendosur për shkak të dhunës së bandave. Presidenti i Haitit Jovenel Moise u vra qershorin e kaluar në rezidencën e tij private dhe vendi po përballet me një krizë humanitare dhe pandeminë ndërkohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat