Mijëra banorë evakuohen pas një zjarri në një fabrikë në Karolinën e Veriut

Amerika

Mijëra banorë evakuohen pas një zjarri në një fabrikë në Karolinën e Veriut

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 11:30
Foto nga vendi i ngjarjes

Një zjarr i pakontrolluar në fabrikën e plehrave artificiale në Karolinën e Veriut ka detyruar evakuimin e mijëra banorëve, pasi zjarrfikësit kanë tërhequr vërejtjen se kemikatet mund të shkaktojnë shpërthim të madh.

Autoritetet kanë trokitur derë më derë për t’i lutur banorët që të largohen dy kilometra nga zona e shpërthimit.

Departamenti i zjarrfikësve ka bërë të ditur se janë evakuuar 6 mijë e 500 njerëz nga 2 mijë e 500 shtëpi.

Shkaqet e zjarrit në fabrikë ende nuk dihen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat