SHBA: Sulmi rus në centralin bërthamor ishte i pamatur dhe i rrezikshëm

Amerika

SHBA: Sulmi rus në centralin bërthamor ishte i pamatur dhe i rrezikshëm

Më: 4 mars 2022 Në ora: 19:52
Pamje nga vendi i ngjarjes

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara po mban takim në New York, pasi Mbretëria e Bashkuar kërkoi mbledhje emergjente, pasi Rusia goditi një stacion bërthamor ukrainas, i cili tashmë është nën kontroll.

Ndërtesat afër Zaporizhzhias –  që është ndër centralet më të mëdha në Evropë – kanë mbetur të dëmtuara dhe Ukraina thotë që ka pasur edhe të vdekur dhe të lënduar.

Përfaqësuesja amerikane, Linda Thomas-Greenfield, i ka quajtur të pakrye dhe të rrezikshme veprimet e rusëve.

Ajo ka thënë që forcat ruse janë vetëm 32 kilometra larg një tjetër centrali bërthamor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat