Biden do të bisedojë me homologun kinez për çështjen e furnizimit të Rusisë me armë

Amerika

Biden do të bisedojë me homologun kinez për çështjen e furnizimit të Rusisë me armë

Më: 17 mars 2022 Në ora: 21:48
Joe Biden

Mundësia që Kina ta furnizojë me pajisje ushtarake Rusinë – të cilat mund të përdoren nga presidenti rus, Vladimir Putin kundër Ukrainës - po shihet si “shqetësim i madh” për shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha se dështimi i Kinës për të denoncuar veprimet e Rusisë “flet shumë”.

Ajo tha se presidenti, Joe Biden, do ta diskutojë këtë temë me homologun e tij kinez, Xi Jinping, në një telefonatë e planifikuar të realizohet të premten.

Të hënën, SHBA paralajmëroi aleatët se Kina kishte sugjeruar se është e hapur për të ofruar mbështetje ushtarake dhe ekonomike për Rusinë.

Ministria e Jashtme kineze akuzoi SHBA-në për përhapjen e dezinformatave dhe Rusia mohoi se i ka kërkuar ndihmë ushtarake Pekinit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat