Lufta në Ukrainë, deklarohet Obama - këto janë fjalët e tij për Putinin dhe Bidenin

Amerika

Lufta në Ukrainë, deklarohet Obama - këto janë fjalët e tij për Putinin dhe Bidenin

Nga: A.ZH Më: 12 prill 2022 Në ora: 21:00
Barack Obama

Vladimir Putin ka qenë gjithmonë një udhëheqës "i pamëshirshëm", i cili kishte potencialin për të nisur një pushtim të Ukrainës, sipas ish-presidentit amerikan Barack Obama.

Duke folur për Al Roker të NBC-së, Obama tha: "Ai ka qenë gjithmonë dikush që është mbështjellë në këtë ndjenjë të shtrembëruar ankesash dhe nacionalizmi etnik.

Ajo pjesë e Putinit, mendoj se ka qenë gjithmonë aty. Ajo që kemi parë me pushtimin e Ukrainës, është ai i pamaturi në një mënyrë që mund të mos e kishit parashikuar tetë, 10 vjet më parë, por rreziku ishte gjithmonë aty."

Administrata e Bidenit ishte në pushtet kur Rusia pushtoi Krimenë në vitin 2014, dhe që atëherë është kritikuar se ishte shumë e ngadaltë për të reaguar dhe shumë e butë ndaj Rusisë, përcjell Bota sot.

I pyetur nëse ai do të kishte bërë ndonjë gjë ndryshe duke parë prapa, Obama tha se rrethanat ishin të ndryshme.

"Unë mendoj se ajo që ne po shohim vazhdimisht është një kujtesë se pse është kaq e rëndësishme për ne që të mos e marrim si të mirëqenë demokracinë tonë, pse është kaq e rëndësishme për ne të qëndrojmë dhe të rreshtohemi me ata që besojnë në liri dhe pavarësi. Dhe mendoj se administrata aktuale po bën atë që duhet të bëjë”, tha Obama./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat