Masakra në Teksas, gjyshi i autorit: Nuk e dija që nipi kishte blerë armë

Amerika

Masakra në Teksas, gjyshi i autorit: Nuk e dija që nipi kishte blerë armë

Më: 25 maj 2022 Në ora: 21:42
Ronaldo Reges

Familja e Salvador Ramos, i cili sulmoi një shkollën fillore Teksas të martën dhe vrau 19 fëmijë dhe dy mësues, nuk e kishte idenë se 18-vjeçari kishte blerë dy armë AR-15, pas ditëlindjes së tij.

Blerja e të riut, që sapo kishte arritur moshën madhore, ishte zyrtarisht e ligjshme. Pasojat e këtij akti u panë shpejt në mënyrën më tragjike.

Ramos mbushi 18 vjeç më 16 maj. Katër ditë më pas, më 20 maj, ai bleu dy armë AR-15, të cilat janë kaq të lehta për t’u gjetur në tregun e Teksasit. Blerja e njërit prej tyre u bë në qytetin e tij. Ai kishte blerë edhe 375 fishekë.

Gjyshi i tij, Ronaldo Reges, tha se nuk dinte për blerjen, as ai dhe as gruaja e tij Celia, e cila u qëllua dhe u plagos rëndë nga nipi i saj.

“Po ta dija, do ta kisha trhënë”, tha 74-vjeçari. Për shkak se ai ishte dënuar më parë për një vepër penale, nuk mund të mbante armë në shtëpinë e tij.

Ai tha se nipi ishte fëmijë i qetë që nuk fliste shumë. Gjyshi tregon se nuk e mbaroi kurrë shkollën, ndërsa ishte larguar nga shtëpia atërore për shkak se e ëma i kishte ndërprerë Wi-Fi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat