Dalin pamjet prekëse ku prindërit i përgjërohen policisë që të ndërhyjnë gjatë sulmit në Texas

Amerika

Dalin pamjet prekëse ku prindërit i përgjërohen policisë që të ndërhyjnë gjatë sulmit në Texas

Më: 28 maj 2022 Në ora: 12:19
Prindërit i përgjërohen policisë që të ndërhyjnë gjatë sulmit në Texas

Videot e shfaqura në internet shfaqin momentet pikëlluese kur prindërit i përgjërohen policisë me thirrjet “shkoni të shpëtoni fëmijë” gjatë sulmit brenda shkollës në Texas, ndërkohë disa edhe mendonin që të mësynin vetë brenda shkollës.

Pamjet që u shfaqën drejtpërdrejt kapën momentet e ankthit të padurueshëm kur prindërit mësynë drejt shkollës Robb Elementary School në Uvalde të Texas, ku sulmuesi, 18 vjeçi Salvador Ramos, për rreth një orë brenda shkollës vrau 19 fëmijë dhe 2 mësuese.

“Ju e dini se aty brenda ka fëmijë?”, bërtiste drejt policisë një burrë i inatosur brenda njërës nga videot që u siguruan nga Washington Post.

“Ata janë fëmijë të vegjël, ata nuk dinë se si ta mbrojnë veten, janë vetëm 6 vjeçar, nuk dinë se si ta mbrojnë veten nga një sulmues. Ne jemi prindër të atyre fëmijëve, nxirreni jashtë sulmuesin e mallkuar”, u pa duke bërtitur dhe përgjëruar një nga nënat e fëmijëve, pasi që një policë e shtyu një nga prindërit pas urdhrave që turma e mbledhur aty të shtyhej prapa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat