ShBA vendos sanksione të reja ndaj Iranit mes përpjekjeve për të ringjallur marrëveshjen bërthamore

Amerika

ShBA vendos sanksione të reja ndaj Iranit mes përpjekjeve për të ringjallur marrëveshjen bërthamore

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 00:19
Foto ilustrim

Administrata Biden ka njoftuar një raund të ri të sanksioneve të lidhura me Iranin në mes të përpjekjeve të vazhdueshme diplomatike për të ringjallur marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me Teheranin.

Sanksionet vijnë disa ditë pasi diplomatët amerikanë dhe iranianë mbajtën një raund bisedimesh indirekte në Katar në përpjekje për të rivendosur Planin e Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit (JCPOA), marrëveshjen shumëpalëshe që bëri Iranin të zvogëlonte programin e tij bërthamor në këmbim të heqjes së sanksioneve kundër ekonomisë së saj.

“Ndërsa Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për arritjen e një marrëveshjeje me Iranin që kërkon një rikthim të ndërsjellë në përputhje me Planin e Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit, ne do të vazhdojmë të përdorim të gjitha autoritetet tona për të zbatuar sanksione mbi shitjen e naftës dhe produkteve petrokimike iraniane”, tha në një deklaratë sekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare, Brian Nelson.

Masat e së mërkurës u vendosën ndaj disa individëve dhe firmave me bazë në Iran, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Hong Kong, të cilat ShBA-ja i akuzoi se ndihmuan me “dërgimin dhe shitjen e qindra miliona dollarëve të naftës dhe produkteve petrokimike nga kompani iraniane në Azinë Lindore”.

Sanksionet do të ngrijnë asetet e kompanive në Shtetet e Bashkuara, do t’i shkëputin ato nga sistemi financiar amerikan dhe do t’i ndalojnë amerikanët të bëjnë biznes me to.

Ish-presidenti amerikan Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja në vitin 2018 dhe filloi një fushatë “presioni maksimal” të sanksioneve kundër Iranit. Nga ana tjetër, qeveria iraniane filloi të përshkallëzojë programin e saj bërthamor shumë përtej kufijve të përcaktuar nga JCPOA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat