I mbylli gojën qenit dhe iku të luante kumar, momenti kur policia arreston 50-vjeçarin

Amerika

I mbylli gojën qenit dhe iku të luante kumar, momenti kur policia arreston 50-vjeçarin

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 09:09
Burri është arrestuar në Las Vegas pasi e la qenin e tij në një makinë të parkuar jashtë një kazinoje në nxehtësi për gati dy orë

Keqtrajtimi i kafshëve ndëshkohet rëndë në mjaft vende të Botës.

Një burrë nga Kalifornia është arrestuar në Las Vegas pasi e la qenin e tij në një makinë të parkuar jashtë një kazinoje në nxehtësi për gati dy orë me gojën e mbyllur, tha policia të enjten.

Raul Carbajal, 50 vjeç, nga Corona Del Mar, u arrestua më 20 korrik për "torturë të qëllimshme, me qëllim të keq të një kafshe", sipas një deklarate të publikuar në Twitter nga policia. Policia publikoi të enjten video të autoriteteve duke shpëtuar qenushin nga makina e Carbajal, raporton latimes.com.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ABC News (@abcnews)

Sipas policisë, në video shihet se policia vë në pranga Carbajal dhe kontrollon huskyn 3 muajsh, i cili kishte qenë në makinë pa kondicioner, ushqim apo ujë. Sipas njoftimit të policisë, goja e qenit është mbyllur me shirit elektrik. Thuhet se Carbajal ishte duke luajtur kumar në kazino gjatë kësaj kohe. Personeli i kazinos kishte pikasur qenushin brenda automjetit të mbyllur në nivelin e sipërm të garazhit të parkimit, i cili "nuk ka mbrojtje nga dielli dhe është nën rrezet e diellit direkte". Policia e Las Vegasit u bëri thirrje banorëve që në asnjë rrethanë të mos lënë njerëz apo kafshë në makina të nxehta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat