Stuhia në Florida, planifikohen përpjekjet për shpëtim nga toka, ajri e deti

Amerika

Stuhia në Florida, planifikohen përpjekjet për shpëtim nga toka, ajri e deti

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 00:43
Foto ilustrim

Florida është e përgatitur për përpjekjet e shpëtimit nga toka, ajri e deti për të gjithë banorët të cilët janë të rrezikuar nga përmbytjet që e kanë përfshirë shtetin si pasojë e erërave të forta.

Kështu ka thënë Kevin Guthrie, drejtor i Departamentit të Menaxhimit të Emergjencave në Florida, gjatë një konference, i cili tha se stuhia do të vazhdojë sot dhe një pjesë të madhe të ditës nesër, shkruan CNN.

Guthrie kërkoi që individët të mos marin varka personale dhe të “vetë-vendoseshin” për të bërë shpëtime.

Kujtojmë se deri më tani, si pasojë e përmbytjeve mbi 1.3 milion banorë në Florida kanë mbetur pa energji elektrike, kurse qindra mijëra të tjerë janë detyruar që të evakuohen nga shtëpitë e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat