​Peleshi pritet në Pentagon nga Lloyd Austin: SHBA do vijojë mbështetjen për sigurinë kibernetike

Amerika

​Peleshi pritet në Pentagon nga Lloyd Austin: SHBA do vijojë mbështetjen për sigurinë kibernetike

Më: 27 janar 2023 Në ora: 10:38
​Peleshi pritet në Pentagon nga Lloyd Austin: SHBA do vijojë mbështetjen për sigurinë kibernetike

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është pritur në Pentagon nga Sekretari i Mbrojtjes Lloyd J.Austin III.

Peleshi deklaroi se SHBA do të vijojnë mbështetjen ndaj vendit tonë në forcimin e mbrojtjes kibernetike, modernizimin e FARSH, si dhe reformimin e sistemit të edukimit ushtarak dhe infrastrukturor.

Ministri Peleshi e cilësoi 2022-shin, si një vit rekord sa i përket projekteve të përbashkëta Shqipëri-SHBA, ndërsa u ndal më tej te çështja e Kosovës, ku shprehu mbështetjen e vendit tonë për aspiratën euroatlantike të Kosovës,

Pritje e veçantë në Pentagon nga Sekretari i Mbrojtjes Lloyd J. Austin III. SHBA do të vijojë të mbështesë Shqipërinë në forcimin e mbrojtjes kibernetike, modernizimin e FARSH si edhe reformimin e sistemit të edukimit ushtarak dhe infrastrukturor. Vlerësime për mbështetjen e Shqipërisë ndaj Ukrainës dhe rolit tonë si faktor stabiliteti në rajon dhe më gjerë. Kosova është interesi ynë strategjik kombëtar, mbështesim aspiratën euroatlantike të Kosovës. Viti i kalur vit rekord sa i përket projekteve të përbashkëta me SHBA”, tha Peleshi. Nga ana e tij, Austin përgëzoi Ministrin Peleshi për mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për Ukrainën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat