Biden rrëzohet gjatë një ceremonie të diplomimit të kadetëve ushtarakë në Kolorado

Amerika

Biden rrëzohet gjatë një ceremonie të diplomimit të kadetëve ushtarakë në Kolorado

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 00:52
Joe Biden

Joe Biden është penguar dhe ka rënë në një ceremoni diplomimi në një akademi të Forcave Ajrore të SHBA-së.

Presidenti amerikan u ndihmua shpejt nga tre persona dhe u kthye në vendin e tij.

Ndërsa 80-vjeçari u ndihmua të ngrihej, ai tregoi me gisht se çfarë e pengoi, raporton skynews.

Drejtori i komunikimit i Shtëpisë së Bardhë, Ben LaBolt tha se presidenti amerikan ishte mirë.

“Kishte një thes me rërë në skenë ndërsa ai po shtrëngonte duart me të diplomuarit”, tha ai.

Biden, i cili qëndroi në këmbë për pjesën më të madhe të ceremonisë disa orëshe për të shtrënguar duart me të diplomuarit, dukej se u përplas për diçka dhe ra në gjunjë.

Ai u ndihmua nga një oficer i Forcave Ajrore si dhe dy anëtarë të Shërbimit Sekret të SHBA-së. Të pranishmit, duke përfshirë disa anëtarë të delegacionit zyrtar në skenë, shikuan të shqetësuar përpara se presidenti të kthehej në vendin e tij.

Në fjalimin në Kolorado Springs para më shumë se 900 kadetëve, presidenti paralajmëroi të diplomuarit se po hyjnë në një botë gjithnjë e më të paqëndrueshme, duke përmendur sfidat nga Rusia dhe Kina.

Ndryshe, presidenti amerikan u pa gjithashtu duke u penguar në një shkallë në faltoren Itsukushima në Japoni gjatë samitin të G7 në Hiroshima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat