Biden pëson një tjetër incident, godet kokën duke zbritur nga helikopteri

Amerika

Biden pëson një tjetër incident, godet kokën duke zbritur nga helikopteri

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 09:31
Joe Biden

Pasi u rrëzua pas një fjalimi në Akademinë e Forcave Ajrore të enjten, udhëheqësi i SHBA goditi kokën teksa po zbriste nga helikopteri Marine One.

Ndërkohë, duke folur nga Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë, ai përshëndeti kompromisin midis demokratëve dhe republikanëve në Kongres dhe miratimin e një projektligji që pezullon kufirin e borxhit deri në vitin 2025.

Ai njoftoi se do të nënshkruajë sot projektligjin, i cili lejon pezullimin për dy vjet deri më 1 janar 2025, pra periudhën pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit 2024,  të kufirit maksimal të huamarrjes.

“Askush nuk mori gjithçka që donte, por populli amerikan mori atë që i duhej”, tha Biden, duke theksuar se marrëveshja ishte rezultat i kompromisit.

Ai vlerësoi gjithashtu kreun e Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, për rezultatin e negociatave.

“Ne ishim plotësisht të sinqertë me njëri-tjetrin dhe kishte respekt të ndërsjellë. Të dyja palët vepruan me mirëbesim”, theksoi ai.

Sipas Departamentit Amerikan të Thesarit, ekonomia më e madhe në botë kishte kohë deri të hënën, më 5 qershor për të shmangur falimentimin. Marrëveshja u miratua me shumicë dërrmuese të mërkurën nga Dhoma e Përfaqësuesve (314-117) dhe të enjten nga Senati (63-36).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat