Trump “shkund” ekipin ligjor pak para arrestimit, ndryshon avokatët

Amerika

Trump “shkund” ekipin ligjor pak para arrestimit, ndryshon avokatët

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 00:28
Donald Trump

Ndërsa ish-presidenti i SHBA, Donald Trump po përgatitej për t’u dorëzuar në një burg në Atlanta, ai ka rishikuar ekipin e tij të mbrojtjes ligjore.

Vetëm pak orë para arrestimit, Trump ka “shkundur” ekipin e tij. Avokati i mbrojtjes penale Steve Sadow thuhet se do të zëvendësojë avokatin ekzistues, Drew Findling, sipas New York Times.

Mbi ish-presidentin rëndojnë 13 akuza për krime në lidhje me përpjekjet e tij për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020.

Sonte Trumpit pritet t’i merren shenjat e gishtave, të peshohet dhe të fotografohet, këtë të fundit ish-presidenti ka kërkuar që ta shmanga, por ka qenë e pamundur, pasi rregullat janë strikte.

Pas këtyre procedurave, ai pritet të lirohet, por duhet të ndjekë rregulla strikte, sipas dokumentave të gjykatës.

Ndërkohë shefi i shtabit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, Mark Meadows  u dorëzua në burgun e qarkut Fulton, për t’u përballur me akuzat e shantazhit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat