Sekretari amerikan i tregtisë: Do ketë tarifa doganore të veçanta për pajisjet elektronike

Amerika

Sekretari amerikan i tregtisë: Do ketë tarifa doganore të veçanta për pajisjet elektronike

Më: 13 prill 2025 Në ora: 17:03
Sekretari i Tregtisë së SHBA, Hauard Lutnik

Sekretari i Tregtisë së SHBA, Hauard Lutnik, deklaroi sot në një intervistë për rrjetin televiziv ABC dhe emisionin “This Week” se telefonat inteligjentë, kompjuterët, por edhe disa pajisje të tjera elektronike do të përfshihen në një nivel të veçantë tarifash doganore, së bashku me gjysmëpërçuesit (çipet).

Këto tarifa pritet të vendosen pas rreth një muaji.

Qeveria e presidentit Donald Trump, vonë mbrëmjen e së premtes, përjashtoi këto produkte nga tarifat e larta.

Ndonëse ato importohen në masë të madhe nga Kina, duke lehtësuar ndjeshëm kompanitë teknologjike, si Apple, të cilat mbështeten tek produktet e importuara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat