Zebrës rebele që “pushtoi” rrjetin, i zgjat vetëm 10 ditë “arratia”

Amerika

Zebrës rebele që “pushtoi” rrjetin, i zgjat vetëm 10 ditë “arratia”

Më: 9 qershor 2025 Në ora: 17:56
Pamje nga videoja

Ed, zebra që u bë virale në rrjet pasi u arratis nga shtëpia e pronarit të tij më 30 maj, është mundur të kapet pas 10 ditësh endje në liri.

Zebra u gjet shëndoshë e mirë në një livadh pranë një lagjeje në komunitetin Christiana në Tenesinë qendrore të dielën.

Autoritetet arritën ta kapnin Edin nga ajri me një rrjetë dhe e transportuan atë me helikopter në një rimorkio, e cila më pas do ta transportojë atë në shtëpinë e tij.

Historia e zebrës ishte bërë virale në internet dhe shumë video të zebrës që ndodhej në vende të ndryshme ishin publikuar herë pas here, megjithatë çdo herë ajo arrinte të shpëtonte.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat