Kërcënim me bombë në Minesota, mbyllen disa shkolla si masë sigurie

Amerika

Kërcënim me bombë në Minesota, mbyllen disa shkolla si masë sigurie

Më: 2 shkurt 2026 Në ora: 19:47
Foto ilustrim

Policia bëri të ditur se nuk janë gjetur pako apo pajisje të dyshimta pasi një kërcënim me bombë u dërgua të hënën në disa shkolla në lagjen Columbia Heights, një periferi e Minneapolis.

Megjithatë, disa shkolla në këtë distrikt u detyruan të mbyllen për pjesën e mbetur të ditës, si masë paraprake sigurie. Distrikti i Shkollave Publike të Columbia Heights njoftoi se vendimi për mbyllje u mor pas një kërcënimi të konsideruar të besueshëm, duke theksuar se bëhej fjalë për një paralajmërim të tepruar për të garantuar sigurinë e nxënësve dhe stafit.

Mësimi pritet të rifillojë normalisht të martën.

Ngjarja vjen në një klimë të tensionuar, pasi disa nxënës në këtë distrikt janë ndaluar javët e fundit si pjesë e veprimeve të Zyrës së Zbatimit të Doganave dhe Imigracionit (ICE) në Minesota. Ndërkohë, protestat kundër ICE vazhdojnë si në këtë shtet, ashtu edhe në mbarë Shtetet e Bashkuara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat