Shqiptari pas hekurave në SHBA për terrorizëm, si u zbulua nga biseda me agjentin e FBI-së - Bota Sot
Shqiptari pas hekurave në SHBA për terrorizëm, si u zbulua nga biseda me agjentin e FBI-së

Amerika

Shqiptari pas hekurave në SHBA për terrorizëm, si u zbulua nga biseda me agjentin e FBI-së

Më: 5 prill 2019 Në ora: 13:26
Fabjan Alameti

Biseda me agjentin e FBI-se nxoren zbuluar nje shqiptar ne SHBA, qe tashme eshte pas hekurave ne akuzen e armëmbajtjes pa leje dhe dëshmi të rreme në lidhje me terrorizmin ndërkombëtar dhe vendas.

Mediat e huaja shkruajne se Fabjan Alameti 21 vjeç, ishte zbuluar nga bisedat per t’u bashkuar me ISIS dhe për të sulmuar qytetarët në rrugë, si edhe për t’u hakmarrë ndaj sulmit terrorist në dy xhamitë në Zelandë të Re ku u vranë 50 persona.

Ne sallen e gjyqit, një agjent i FBI-së deklaroi se 21-vjeçari ishte marrë në pyetje nga autoritetet fillimisht në vitin 2018, ndërsa më pas ai kishte bërë komente në Facebook në mbështetje të ISIS.

Por ai nuk e dinte se ishte nje person qe po mbahej ne vezhgim dhe ne fillim te ketij viti kishte biseduar me nje informator te FBI-së, me të cilin kishte folur për të luftuar me ISIS në Siri dhe Irak, si dhe për të bërë në sulm në SHBA kundër një objekti të ushtrisë, ndërtesave qeveritare, qendrës së homoseksualëve, apo një tempulli hebre.

Me pas kishte thene se nuk do bente asnje sulm, pasi SHBA i kishte dhene shtetesine.

Ne nje tjeter bisede ai kishte thene “Do të sulmoj njerëz të rastësishëm për të marrë hak për gjakun“, per sulmin terrorist në dy xhami të Zelandës së Re.

Me pas ai kishte shkruar ne nje dyqan armesh dhe bënte qitje me pushkën të cilën e kishte marrë me qira për 35 dollarë.

Ne pranga, sipas policise ai u vu sepse arma ishte pa leje dhe perdorej nen efektin e droges.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...