Michigan: Dita e Pavarësisë së Shqipërisë dhe hapja e madhe e Sallës së Re të Banketeve Qendra Kulturore "Nënë Tereza" - Bota Sot
Michigan: Dita e Pavarësisë së Shqipërisë dhe hapja e madhe e Sallës së Re të Banketeve Qendra Kulturore "Nënë Tereza"

Amerika

Michigan: Dita e Pavarësisë së Shqipërisë dhe hapja e madhe e Sallës së Re të Banketeve Qendra Kulturore "Nënë Tereza"

Nga: Beqir SINA - Southfield Michigan Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 21:59
Michigan

SOUTHFIELD MI : Mbrëmë në qytetin e Southfield - Michigan komuniteti shqiptaro-amerikan, u lut për të gjithë ata që humbën jetën dhe ata që u dëmtuan nga tërmeti në Shqipëri, në një ceremoni të organizuar nga “Kisha Pajtore” me rastin e 107 vjetorit të pavarësisë, ku morën pjesë më shumë se 800 vetë, u mblodhën fonde për të prekurit nga tërmeti.

Një tubim ky i cili pati një program të gershetuar mes festimit, celebrimit dhe lutjeve nisi me inaugurimin e një salle të madhe, e renivoar plotësisht pranë kishës, e cila u përurua të shtunën, dhe, ka një vlerë mbi 2 milion dollar, simbas autoriteteve të kishës Zoja Pajtore.

Famullia Zoja Pajtore dhe komuniteti shqiptar në Michigan, në këtë mënyrë zgjodhi të festojë mbrëmë pavarësinë e Shqipërisë, ndërsa edhe e inagurojë qendrën multi Kulturore« Nëna Tereze », por në fund të tubimit edhe mblodhi me besimtarët e saj - donacione për tërmetin e së martës së zezë që goditi Shqipërinë më 26 Nëntor.

Po ashtu gjatë fjalimit Dom Nue Gjergji famullitari i kësaj kishe deklarojë se të gjitha përfitimet e kësaj mbrëmje nga besmitarët, do të ia dedikonë atyre fondeve të grumbullimit të ndihmave nga SHBA, që po mbajnë shqiptarët për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri - me moton « LutuPërShqipëri »

Prerja e shiritit të kësaj qëndre multifunksionale u shoqërua me Parakalimin e grupeve folklorike, të veshura me kostumet kombëtare dhe dy të rinjëve që mbanin dy flamurët, Shqipërisë dhe SHBA.

Hymnet kombëtare Amerikane dhe Shqiptare, u kënduan nga Ermelinda Paparisto.

Ndërsa, me një minutë heshtje, dhe një lutje nga bekimi i darkës, u krye nga Dom Nue Gjergji.

Tubimin 107 - Vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, dhe përurimin e Qendrës « Nëna Terese », e udhëhoqën Valentin Lumaj me Gjeka Gjelaj

Kurse, fjalën kryesore e mbajti i ftuari i nderit Visar Zhiti, ndërsa bashkëshortja e tij Eda, i dhurojë kishes “Zoja Pajtore” portretin e “Nëna Tereses”.

Për të përshëndetur artistikisht këtë tubim erdhi Grupi nga Toronto « Shqiponjat e Vogla » me koreograf Ramazan Këllëzi, i cili së bashku me Grupin”Krenaria” nga ky komunitet, dhe atë "Rapsha" e hapën festën me valle të bukura të Shqipërisë së Mesme, Malësia dhe nga trevat e tjera.

Po ashtu e përshëndetën tubimin edhe klerikët e këtij komuniteti, përfaqësues të zyrtarve të lart të shtetit të Michiganit , Senatorve Levin dhe Gery Peters, si dhe bashkisë së Southfield, së bashku me veprimtar të dalluar të komunitetit shqiptar në SHBA, mysafirë të nderuar, përfshirë Monsinjor Dr Lush Gjergji - Vikar i përgjithshëm i Kosovës, i cili foli dhe recitoi poezi për Nëna Terezen.

Konsulli i Nderit Ekrem Bardha, në fjalën e tij të goditur u prit me duartrokitje, nga të pranishmit.

Si për të treguar atë bashkëjetesën e shkëlqyer fetare ndër shqiptare organizatorët ftuan dhe u dhanë fjalën edhe Imam Shuaip Gerguri nga Qendra Islamike, si dhe Dervish Elidon Pashaj nga Teqeja Bektashjane, të cilët u lutën për viktimat e termetit dhe pëshëndetën dhe uruan qendrën e re.

Një vend të veçantë në pëshëndetjet e kësaj mbrëmje zunëdhe ato të mysafireve të nderuar, atyre nga Nju Jorku : Kryetari i Oragnizatës Rrënjët Shqiptare - Marko Kepi, kandidat për asamblamen i shtetit të Nju Jorkut, Asllan Bushati, si përfaqësues i grupit të Vatranëve( Zef Bala, , nga Nju Jorku dhe dega e saj në Detroit(Alfons Grisha, Mondi Rakaj, e tjer).

Me një përshëndetje iu drejtua tubimit edhe Prof. Gazmend Kapllani themelues i Katedres së së Gjuhës Shqipe “DeGol” Universiteti nga Illinoi, si dhe Merita Bajraktari, themeluese e Komunitetit të Dioqezës së Arlingtonit, e arthur nga Virgjinia.

Ish kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, në emër të Fondacionit Cana, përshëndeti këtë mbrëmje dhe bëri thirrje për ndihma për termetin e 26 Nëntorit në Shqipëri.

Tubimi u mbyll më një preformancë të këmgëtarve të komunitetit të artistëve nga Detroiti, Rudina Delia, Anjeza Ndoi, Hana Nikprelaj.

Duke folur për qendrën multi- funksionale « Nëna Tereze », meshtari i kësaj famullie, tha se : « Një vit më parë nën bekimin e Zotit dhe të Kardinal Ernest Troshani, ne filluam rikonstruksionin e Sallës së Famullisë së Kishës Zoja Pajtore e Shqiptarve në Southfield, Michigan, » tha meshtari i kësaj kishe Dom Nue Gjergji në meshën e inagurimit duke shtuar se dhe ja që me ndihmën e Zotit dhe tuajën : « Kjo sallë multi-funksionale pas një remodelimi të plotë është perfunduar dhe po i bëhet inagurimi i saj (e Shtunë me 30 Nëntor 2019 ) me rastin e festës së Pavaresisë »

Ndersa, ai me pas foli edhe per ndihmat : “Famullia e Kishes Zoja Pajtore, bashkohet me dhimbjen e vellezerve tane në Shqiperi qe u demtuan nga termeti qe ndodhi naten e kaluar. Lutjet tona shkojne per familjet atyre qe kane humbur te afermit apo jane lenduar.

Famullitari Dom Ndue Gjergji, tha se ka pasur nje konsulte me Keshillin e Kishes, qe te shpall fushaten e mbledhjes se ndihmave financiare në mbeshtetje te familjeve te demtuara nga ky termet.“

Kjo fushate organizohet në forme te donacioneve financiare në ditet në vazhdim, gjate mbremjes se perurimit te Salles se re te famullise, po ashtu gjate mesheve te se shtunes dhe te Dieles.

Zoti e ndihmofte popullin shqiptar!- tha meshtari i famullisë Zoja Pajtore, Dom Nue Gjergji.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat