Qendra e Kulturës Shqiptaro-Amerikane, në shtetin e Nju Xhersit, festoi me moton "Familja e Parë" - Bota Sot
Qendra e Kulturës Shqiptaro-Amerikane, në shtetin e Nju Xhersit, festoi me moton "Familja e Parë"

Amerika

Qendra e Kulturës Shqiptaro-Amerikane, në shtetin e Nju Xhersit, festoi me moton "Familja e Parë"

Nga: Beqir Sina Më: 9 shkurt 2020 Në ora: 05:59
Pamje nga vendi i ngjarjes

HALEDON NJ :  Qendra e Kulturës Shqiptaro-Amerikane, në shtetin e Nju Xhersit, së bashku me Shoqatën e Zbatimi të Ligjit  “Albanian American Law Enforcment” të Shtetit New Jersey( 300 policë shqiptaro-amerikanë), pjestarë  të uniformave blu, mbajtën një mbrëmje  gala. 

Në këtë mbrëmje gala e cila u mbajt në lokalin “The Tides Estates" në qytetin Haledon NJ, të pranishëm ishin më shumë se 500 pjesëmarrës. Shumica  e tyre anëtar këta të komunitetit shqiptar, dhe amerikan, dhe pjestar shqiptar amerikan të uniformave blu nga Michigani, Chicago, Texasi dhe shteti i New Yorkut NYPD, që kishin ardhur të nderojnë kolegët e tyre nga forcat e rendit në SHBA.

Mysafirë të nderuar ishin zyrtar të lart të forcave të ruajtjes së rendit, nga : NJPD, Sheriff, FBI, NJFD, edhe ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj,  Ambasadorja Teuta Sahatqija, veprimtar të dalluar të komunitetit perfshire Harry Bajraktari, e të tjerë. 

Me hyrjen në sallë në mënyrë ceremoniale të bandës muzikore të unifromave blu të Nju Xhersit, u shënua dhe hapja e mbrëmjes Gala – në qytetin Haledon, organizuar nga Qendra e Kulturës Shqiptaro-Amerikane, e cila në këtë mbrëmje vjetore festoi me moton "Familja e Parë" – “Family First - Our 1st”

Me këtë rast Qendra e Kulturës Shqiptaro-Amerikane, në shtetin e Nju Xhersit, e cila e mban për herë të parë këtë mbrëmje nderoi disa personalite të unifromave blu të NJPD, me çmimet e vitit : “ Njeriu i vitit - Personi i Dedikuar i Vitit - Çmimi i Arritjes - Vlerësimi i Policit të Shërbimit - Polici i Vitit  Amerikano  Shqiptar dhe Çmimi i Shërbimit të Komunitetit “

Si dhe u ndanë dy bursat për studentët shqiptar amerikan pjestar të akademisë së policisë së Neë Jersey-t, dhe, një çek 22 mijë dollar për tërmetin në Shqipëri, donacion nga Qendra e Kulturës Shqiptaro-Amerikane, Riverdale - Nju Xhersi .

Këndimi i Himnit Amerikan dhe atij Shqiptar nga këngëtarja e mirenjohur Merita Halili shoqëruar në firsamonikë nga Raif Hyseni  dhe intonimi himnit të Kosovës, i la vendin një programi mjaft të pasur kulturor e artistik, ku u përfshin fjalimet dhe ndarja e çmimeve.

Simbas zakoneve të këtyre mbrëmjeve jane  klerikët ata qe bëjnë edhe lutjet - bekimin e mbrëmjes- të cilën e bëri Imam Tahir Kukaj Chaplain nga NYPD, I cili u lut për unformat blu, dhe forcat e rendit dhe bekoi SHBA dhe Shqiptarët kudo jane.

Mbrëmjen festive vjetore e moderojë Rajmonda Zhuta.

Ndërsa në emër të organizatorit udhëheqësi i kësaj mbrëmje vjetore gala, Burim Zhuta, kryetar i Qendrës së Kulturës Shqiptaro-Amerikane, në Riverdale, të Nju Xhersit, tha se : “ Shoqata Shoqata e Zbatimi të Ligjit  “Albanian American Law Enforcment” të Shtetit New Jersey me mbi 300 policë shqiptaro-amerikanë ka shërbyer me profesionalizëm,  për t’ja arritur qëllimit të tyre, dedikim dhe vetmohim, duke  inspiruar edhe anëtarët e komunitetit tonë në këtë shtet”.

Kurse, duke pranuar një pllakat nderimi dhe një Statujë të Heroit të Policisë, si symbol i unifromave blu amerikane, të pranishmëve ju drejtua dhe zoti Ramush Hardinaj – ish kryeministër i Kosovës, i cili tha se ishte i nderuar të jetë pjesë e kësaj mbrëmje madhështore, të këtij komuniteti për nderimin e ekselencës se tyre.

Ish Kryeministri i Kosovës, Ramush Hardinaj për dedikimin e këtyre shqiptaro amerikanëve në uniformat blu të SHBA, në cilësin per her te fendit te Kryeministrit të Kosovës, një ditë më parë se të dorzonte këtë detyrë , nderoi kryetarin e Qendrës Kulturore Shqiptaro Amerikane z.Burim Zhuta me medaljen e Heroit tonë kombëtar “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” dhe  Shoqaten Shqiptaro Amerikane për Zbatim të Ligjit,

"Kjo medalje është e një rëndësie të veçantë sepse, reflekton dedikmin për të luftuar për kauza të drejta, dhe këtë e pashë si mishërim edhe te ju udhëheqësit e kësaj qëndre ju djemevë e vajzave që keni veshur uniformat e punojësve të ruajtjes së rendnti në SHBA".

Ndersa, shkroi me pas, në statusin e tij në rrjetin shoqëror : 

“Shqiptarët janë shembull i integrimit dhe shërbimit në komunitet. Shoqata që përfaqëson me qindra shqiptarë që shërbejnë në agjencitë e zbatimit të ligjit si FBI, Polici, Marshall e Zjarrëfiksa, ata që sakrifikojnë jetërat e tyre për të mirën e komunitetit, më nderoi me ftesë. Ishte kënaqësi të jesh pranë aq shumë shqiptarëve që janë personalitete të respektuara e që me punën e tyre sigurojnë sundimin e ligjit.

Në këtë pritje, bashk me Z. Burim Zhuta, Presidentin e Qendrës Kulturore të Shqiptarëve në Neë Jersey, njohëm punën dhe sakrificën e secilit zyrtar të zbatimit të ligjit. 

Respekt për kontributin dhe përkushtimin!” – Ramush Haradinaj.

Mbas fjalës së rastit dhe përshëndetjes së mysafirve të nderuar kryetari i Qendrës Kulturore Shqiptaro Amerikane Burim Zhuta ftoi të nderojë Sherifin e kantonit – Passaic NJ, Komandatin Riçard Bërdnik (Richard H. Berdnik) të cilit Qendra Kulturore Shqiptaro – Amerikane, i ndau titullin “Personalitet i vitit 2019”

Sherifi Riçard Berdnik pas pranimit të titullit nga kryetari Burim Zhuta, midis tjerash tha: “Punoj me shqiptarë dhe jam i kënaqur me punën e tyre. Ata janë të diciplinuar, kanë përgjegjësi në punë dhe punën e tyre e kryejnë me nder, si dhe më kan votuar në zgjedhjen time sis ë bashku me komunitetin shqiptar amerikan në zgjedhjen time” –.

Kryetari Burim Zhuta në emër të Kryesisë dhe në emër të Qendrës Kulturore Shqiptaro – Amerikane në Riverdale oficerit të policisë, sherifit Lirim Kaba mbasi ai kishte marë një nderim të lart nga komanda e policisë ku ai shërben, dha një pllak mirënjohje me motivacion: “Për kontributin e tij dhënë komunitetit shqiptar të Qendrës Kulturore Shqiptaro – Amerikane, për 20 vjet rresht si oficer dhe si anëtar i Qendrës”.

Po ashtu në emër të kësaj qendre u ndanë edhe dy bursa studentëve të dalluar në Universitetet amerikane Argjenta Kabës dhe Leutrim Reçit. Me nga 1000 dollarë

Ndërsa në emër të Policisë së Hoboken përshëndetën Edmond dhe Arben Drishti, duke marrë edhe një çmim nga Qendra Kulturore Shqiptaro – Amerikane, të cilët janë shpallur për vitin e kaluar “Policë të Vitit 2019” në uniformat blu të NJPD. 

Të pranishmit i përshëndetën mr. Visar Marku ish kryetar i Illyrian Society, detektivi Ardian Çela, oficeri Altin Celoaliaj etj.

Gjatë kësaj mbrëmje gala, u dhurua edhe një chek 22 mijë dollar për ndihmat e grumbulluara nga anëtarë të Qendrës dhe të tjerëve, për ndihmë të dëmtuarve nga tërmeti katastrofik në Shqipëri, në nëntor të vitit të kaluar (2019)

 Ku tha kryetari i kësaj qëndre, Burim Zhuta, kryesia njëzëri vendosi që këto ndihma t’ i shkojnë familjes së poetit Nukoll Ulndreajt në Tiranë, shtëpia e të cilit ishte aq e dëmtuar saqë edhe ata vetë nuk e dinë sesi kanë shpëtuar. 

Çhekun në mënyrë simbolike, nga kryetari Burim Zhuta,e mori prof. dr. Bexhet Asanit i cili e pranoi në emër të poetit Nikoll Ulndreaj. 

Prof. Bexhet Asani në emër të Nikoll Ulndreajt falënderoi kryetarin Burim Zhuta, Kryesinë e Qendrës dhe të gjithë anëtarët e Qendrës Kulturore Shqiptaro – Amerikane, duke thënë 

: “Poeti Nikoll Ulndreaj do t’ u jetë mirënjohës për tërë jetën edhe atyre që vunë dorën në zemër dhe kontribuan edhe me një qindarkë! Jam i sigurtë se Nikolla do t’ i ngre himn Qendrës Kulturore Shqiptaro – Amerikane dhe dhe anëtarëve të saj. Me këtë rast ju i keni ikur me mjeshtëri keqpërdorimeve të mundshme dhe thashethemeve se paratë apo ndihmat mund t’i kenë keqpërdorur apo i kanë vjedhur etj. Paratë tuaja sado pak do t’ ia zbutin dhimbjen shkrimtarit të mirënjohur shqiptar Nikoll Ulndreajt. Në emër të tij ju falënderoj përzemërsisht!”

Mbrëmjen vjetore gala me moton "Familja e Parë" – “Family First - Our 1st”, e pasuroi me këngë e valle nga grupi i fëmijëve të Shkollës së Qendrës, në drejtimin e koreografit Xhemal Bekteshi (kënduan nxënëset Medina Toska dhe Erza Murseli).

Mbrëmjen e ndoqën edhe edhe mediat, shqiptaro amerikane, Televizioni Kultura Shqiptare, Televizioni i Shqiptarve të Amerikës, ALBTVUSA, ardhur posaqërisht nga Detroiti, me ekipin e tij, dhe studio e njohur e këtij komuniteti  bashkëshortët talentuar kameramanë Ike dhe Arben Bajrami.

Një faleminderim të veçantë dhe mirënjohje organizatori i kësaj mbrëmje vjetore gala Qendra Kulturore Shqiptaro – Amerikane Riverdale NJ, dha në mes duartroktijve të shumta të qindra pjesëmarrësve edhe për Elton Shametaj nga NYPD, si pjesë e këtij organizmi dhe kontributit të tij në komunitet.

 Më shumë se 500 pjesëmarrës gjatë kësaj mbrëmje gala shijuan  verën e famshme qe vjen posaçërisht nga Kosova, “Stone Castle” e Rahovecit, me pronar shqiptaro amerikanin Rustem Geci, e pranishme në çdo event në SHBA.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat