Nancy Pelosi, i jep mbështetjen e saj Eliot Engel në garën e kongresit në Bronx

Amerika

Nancy Pelosi, i jep mbështetjen e saj Eliot Engel në garën e kongresit në Bronx

Nga: Beqir Sina Më: 5 qershor 2020 Në ora: 20:43
Kongresmeni amerakan Eliot Engel - Mik i madh i shqiptareve në Kongresin Amerikan

NEW YORK NY : Gazeta conservative njujorkeze NY Post , shkruan sot në një artikull të Yaron Steinbuch se pavarësisht situatës së krijuar si rezultat i masave të Coronavirusit COVID-19, dhe protestave të dhunëshme, që u zhvilluan në disa qytet e mëdha në SHBA, pasdekjes së 46 vjeçarit afrikano amerikan, George Floyd, nga policia në Minesota, fushatat për zgjedhjet në 6 Nëntor, po vazhdojnë në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

  Me këtë rast NY Post, është ndaluar në fushatën brenda partisë Demokrate në New York, ku mbas 16 mandateve, në një sfid të re, duket se është dhe kongresisti Eliot Engel, i cili dje ka marr edhe një mbështjetje të fort nga Kryetarja e Dhomës të Përfaqësuesve të Kongresit, Nancy Pelosi.

 E cila,  po ashtu i ka dhënë mbështetjen e saj edhe AOC-ut, Alexandria Ocasio-Cortez, e cila po “lufton” brenda partisë Demokrate, për kandidatin afro-amerikan Jamaal Bowman, sfiduesin në këto zgjedhje i kongresistit Eliot Engel.

 Ky lloj zhvillimi i cili po ndodh vetëm dy javë para zgjedhjeve paraprake në këtë district, simbas NY Post, “është duke ilustruar përçarjen në Partinë Demokratike, ku Kryetaria e Dhomës së Përfaqësuesve, të Kongresit, Nancy Pelosi, ka miratuar mbështetjen e saj për mandatarin aktual, Eliot Engel (D-Bronx), dhe të AOC - Alexandria Ocasio-Cortez, e cila e hodhi peshën e saj të mbështetjes pas sfiduesit të Eliot Engel, kandidatit demokrat Jamaal Bowman.

"Unë mbështes me vendosmëri Eliot Engel për Kongresin dhe mbështes AOC për Kongresin," u tha Pelosi gazetarëve të enjten. 

"Unë mendoj se njerëzit e New York-ut, janë shumë të bekuar që i kanë të dy këta përfaqësues në Kongres."

New York Post shkruan se të mërkurën, kongresmenja e Bronx-Queens, e cila “kalorohet” me inicialet e saj, AOC, në mediat sociale, përdori në cicirimat e saj në tweet për të njoftuar se po miratonte Bowman, 44 vjeç, një ish drejtor i shkollës së mesme, i mbështetur nga e majta “Demokratët për Drejtësi” – që do të thotë, simbas NY Post, se ajo po përpiqej të rrëzonte Engelin, kryetarin e Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Kongresit.

Kongresisti Eliot Engel - simbas Post, konsiderohet si “Liberali 73-vjeçar” që përfaqëson për 16 mandate një zonë elektorale nga pjesë të Bronx-it dhe Westchester, shumë afër shtëpisë Alexandra Ocasio-Cortez.

"Ky moment kërkon udhëheqje të rinovuar dhe të rigjallëruar në të gjithë vendin por edhe në kutinë e votimit," tha Ocasio-Cortez, 30 vjeçe, një majtiste e "thekur" ideologjike, në një cicërimë në Tweeter.

Ajo e quajti Bowman, i cili është  afrikano- amerikan, "një udhëheqës i duhur i komunitetit", mbasi kjo zonë elektorale ka votues kryesisht afrikano amerikan dhe hispanik.

Kongresmeni amerakan Eliot Engel - Mik i madh i shqiptareve në Kongresin Amerikan

Eliot Engel - është i lidhur ngusht me Kosovën dhe Shqipërinë, dhe çështjen shqiptare. Ai ështe një mik i madh dhe i pandashëm i shqiptarëve, i cili nga Kongresi amerikan vazhdon të jetë me Shqiptarët dhe çështjen Shqiptare.

Mandatin e kaluar kur korngesisti Eliot Engel u zgjodh Kryesues për Politikë të Jashtme në Kongresin Amerikan, u pritë me shumë gëzim në mbarë popullin shqiptar në hapësirën e vet etnike në Ballkan dhe Diasporën Shqiptare në Amerikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat