“Rrjeti i Bizneseve“ shpejtë paska mbërri në Washington...!

Amerika

“Rrjeti i Bizneseve“ shpejtë paska mbërri në Washington...!

Nga: Skënder Karaçica Më: 3 shtator 2020 Në ora: 20:28
Foto nga takimi

Tash sa vjet në Amerikë po lakohet emri, Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Amerikë,,të prirë nga Nazar Mehmeti dhe disa të tjerë.Është e kohës,që vetë veprimtari Nazar Mehmeti të japë shembullin e mirë si biznesmenë i milionave të dallarëve amerikanë,që,përmes investimeve të nis ndërtimin e ndonjë objekti ekonomik në vendlindjen  e tij në Prespë,që kjo qendër shqiptare mos të mbetët e zbrazët nën dryrin e mërgimtarëve nëpër botë.Pse në këtë drejtim z.Nazar Mehmeti nuk bëri asgjë për kthimin e presparëve në tokën e tyre dhe pranë aseteve të ndërtuara të shtëpive moderne dhe nën dryrin e kohës(sic!).

Për këto vite ky asociacion shqiptaro-amerikan i bizneseve më shumë ka marrë formën e lajmit të ditës,ndonëse asgjë nuk është realizuar në sipërfaqen e hapësirës shqiptare në Kosovë,Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut,ku,tashmë është e dijtur se nuk ka familje shqiptare që nuk ka anëtarët e familjes në ndonjë vend të mërgimit në Evropë dhe në SHBA.Për orët e shpërnguljes apo të ikjes nga atdheu,e tregon kjo e dhënë e dhimbshme se në shumë shkolla dhe fshatra të kësaj hapësire janë boshatisur dhe,për problemin e rëndë të migrimit të shqiptarëve as që bisdohet ndonjëherë në fokusin e partive politike dhe të atyre që,përmes koalicioneit janë pjesë e pushtetit në Shkup(!).

Për hirë të së vërtetës,diaspora shqiptare në Amerikë është zhgënjyer me skenarët e keqpërdorimit të kontributeve më miliona(dollarë)për të ndihmuar UÇK në lftën e drejtë për liri dhe pavarësi.Këtu nuk duhet harruar se,mjetët e akorduara për Kosovën dhe lirinë kanë kaluar përmes ,,zyrës,,së ish kryeminsitrit në egzil Bujar Bukoshi,i cili për njëzetë vjet pas çlirimit të Kosovës nuk i bëri aktin ligjor dhe kombëtar për të dhënë shënimet për shpenzimet milionshe për luftën e Kosovës,

ndonëse lidhur me ketë disaherë pati thënë se,,kur të çlirohet Kosova dhe të formohen institucionet e shtetit,,do të afrojë të dhënat e shpenzimeve edhe për centët e fundit(sic!).

Për shkak të këtij skenari të Bujar Bukoshit dhe disa të tjerëve (argat të tij në qendrat urbane të Amerikës)i keqpërdorën deri në fund mjetët(dollarët)e diasporës shqiptare,që,sipas të dhënave që dihen tashmë(...)shumë prej tyre me mjetët matriale të diasporës të ndara nga kafshata e gojës,ata i keqpërdorën pa dhënë asnjëherë asnjë ,,arsyetim të shpenzimeve,,dhe shkuan në Kosovë dhe bën pasuri për vete milionshe(!).

Për këtë shkak,e bëj me dije kryeministrin Hoti dhe le të mendojë edhe udhëheqja e ,,Rrjetit të Bizneseve,,me z.Nazar Mehmeti se është paksa e vështirë që të kthehet,,besimi i diasporës në Amerikë,,që të marrë udhë apo të afrojë mjetët e veta për të investuar në ekonominë e Kosovës(sic!).

Për hirë të së vërtetës,në vitin 2015 në Çikago u organizua Konferenca Ekonomike për Investime në Kosovë,ku,udhëheqja e shtetit të Kosovës pati afruar projektët e qeverisë,që janë mirëpritur nga Oda Ekonomike Izrael-Amerikë si organizatore e këtij tubimi të lartë ekonomikë.Lidhur me këtë nismë është në dijeni (ambasadorja e Kosovës në Washington,Vlora Çitaku). 

Për fund vlen të theksohet se udhëheqja e ,,Rrjetit të Bizneseve,,më shumë po bën lajm  dhe fotografi me udhëhqësit e të dyja shteteve tona Shqipëri-Kosovë dhe deri tash nuk e kanë vënë asnjë guri në themelet e investimeve të diasporës nga Amerika në hapësirën etnike shqiptare në atdhe!Më i përmenduri i këtij asociacioni z.Nazar Mehmeti,hajde nisja vetë së pari në Prespën tënde dhe hiqe dryrin në shtëpinë e mbyllura të presparëve  dhe tevona nisuni për Washington që të bëni fotografi dhe lajm të ditës(sic!).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat