Esat Bajraktari – Legjenda e qëndresës anti sllavo – komuniste në emigrim

Amerika

Esat Bajraktari – Legjenda e qëndresës anti sllavo – komuniste në emigrim

Nga: Beqir Sina Më: 15 janar 2021 Në ora: 16:10
Esat Bajraktari

Ai shkruan se Esat Muharrem Bajraktari, ndahet prej jetë në moshën 90 vjeçare, në New Jersey – Shtetet e Bashkuara.

“Rinija e vet qe tepër dramatike, por dhe heroike njëkohësisht’” shkruan Palushi, dhe vazhdon se :” Qysh në moshën 15 vjeçare u përfshi në Lëvizjen anti-italiane, anti-gjermane dhe anti-komuniste në Lumë, lëvizje që drejtohej prej Muharrem Bajraktarit.Pjesëmarrës në udhëtimin/ arratisjen/ drejt Greqisë 1946-n (Gusht).Pjesëmarrës në Kompaninë 4000 amerikane, në Gjermani.”

Ndërkohë, ai në vitin 1955 zhvendoset në Amerikë(New York, New Jersey), ku edhe vdiq në 14 janar 2021 në moshën 90 vjeçare.

Esat Bajraktari, i biri i Muharrem Bajraktarit, ndërroi jetë në Valley Hospital në Ridgewood, New Jersey me 14 janar 2021. Esati u lindi me 5 korrik 1931 ne Dome të Imishtit të Lumës. U internue me familje në Ballsh të Fierit nga forcat pushtuese italiane, dhe qysh në moshën 13-14 vjeçare, ai iu bashkangjit çetës së babës së tij në luftë kundra brigadave partizane, të cilat në pabesi, i kishin shpallë luftë Muharrem Bajraktarit në vitin 1944.

Esati emigroi fillimisht ne Kanada dhe mandej në SHBA

Pasi erdhi ne SHBA, Esati u martue me Nurien, vajzën e antikomunistit Hamit Perollit të Hasit. Nuk u angazhue me aktivite në formacione politike shqiptare në SHBA. Qendroi independent, por gjithnji mori pjesë në protestat që shqiptarët antikomunistë organizonin në New York dhe Washington D.C. në mbështetje të Kosovës, si dhe kundra regjimit komunist të Tiranës.

Image

Esati la prapa bashkëshortën, Nurien; dy femije, Dritën dhe Klitin; vëllaun, Gencin,( I cili e kaloi gjithë jetën në burgjet e kampet e interrnimit në Shqipëri) si dhe shumë nipa e mbesa.

Nderim për këtë luftëtar të lirisë, njëkohësisht për krejt familjen dhe rrethin familjar të vetin, që i dhanë shumë çështjes atdhetare, shkruhet në lajmin e hidhënimit, përcjellur nga Petrit Palushi.

Esat M. Bajraktari, bënë pjesë në grupin e Lumjanëve, që kanë qenë pjesëtarë të "Kompanisë 4000", para vitit1955 në Gjermani:

1.Esat Bajraktari

2.Neshat Bilali

3.Halil Nerguti

4.Tahir Vata

5.Liman Peposhi

6.Isuf Muja

7.Hamdi Bulica

8.Gafurr Noka

9.Ahmet Dema

10.Zeqir Omuri

11.Zyber Matmuja

12.Dali Vila

13.Ramadan Cena

“Komunizmi është një lëvizje pansllaviste që kërkon shtrirjën e botës sllave në një dimension të ri. Ne do ta luftojmë komunizmin në Shqipëri sepse kjo doktrinë është në kundërshtim me interesat tona kombëtare dhe parimeve tradicionale të popullit shqiptarë.” Muharrem Bajraktari

Image

Publicisti Sejdi Peka, duke iu referuar shkkrimeve për Muharrem Bajraktarin, babain e Eastit, shkruan se sipas kujtimeve të njerit nga protogonistët e kësaj odiseje z. Taf Previzi, për atë ditë që po niseshin për në Greqi: “S’kaloj shum, e sikur dikush t’i kishte pasur në dorë çelsat e stuhisë, nisi një shi me zhegerdi, i cili e ka ngulitur në kujtesen time atë ditë. Më dukej se gjithçka ishte kthyer kundër nesh, sikur gjithçka kërkonte largimin tonë. Ashtu, të krrusur nën shi, me pushkët të ngjeshur pas trupit, po merrnim rrugën drejt të panjohurës, në atë udhtim që i kapërcente kufijt e aventurës, shpresonim tek liria, shpresonim se një ditë së shpejti do të ktheheshim në Shqipëri.

Ai thotë se në një fjalim shum të shkurtër Muharrem Bajraktari na tha: “Ne, sot po largohemi nga Atdheu i jonë, jo se mbaroj lufta. Lufta për ne nuk ka për të mbarue deri sa mos të çlirohet Shqipnija nga sllavo-bolshevikët, deri sa Kosova e jonë të vazhdojë të mbetet në robni. Tashti, kudo që të gjendemi do të luftojmë deri në pikën e fundit të gjakut tonë”.

Image

Mbas formimit të Komitetit Kombtar “Shqipnia e Lirë” në korrik 1949, ku Muharrem Bajraktari ishte anëtar i grupit drejtues, Esati, pa e pyet babën e vet, u regjistrue dhe u trajnue në Kompaninë 4000 në Gjermani. Kjo kompani finanancohej nga Shtetet e Bashkueme të Amerikës si operacion i fshehte për të rrezue regjimin komunist të Shqipnisë, dhe logjistikisht ishte nën drejtimin e Komitetit “Shqipnia e Lirë”. Esati tregonte që iu bashkangjit kësaj kompanije se e ndjente në ndërgjegjen e tij me ba diçka me lirue popullin shqiptarë nga diktatura komuniste. Pas dështimit të këtij operacioni, Kompania 4000 u shkri.

"Kompania 4000" në Gjermani, u krijua në vitin 1950 nga Shërbimi i Fshehtë Amerikan në bashkëpunim me Komitetin “Shqipëria e lirë”, për stërvitjen e emigrantëve (të arratisurve) shqiptarë dhe nisjen e tyre në Shqipëri me veprimtari kundër regjimit komunist.

Është shkruar për historinë e kësaj Kompanie, por po përcjellim shënimet e Neshat H. Bilalit, ish-pjesëtar i "Kompanisë 4000". Neshat H. Bilali (nga Bicaj e Lumës), sot me banim në SHBA.

Neshat H. Bilali, qysh në moshë të re, bashkëpunëtor i nacionalistit të njohur Muharrem Bajraktari. Është arratisur nga Shqipëria për në Greqi në gusht të 1946-s, pesë vjet ka ndejtë aty n’emigrim dhe me 17 korrik 1951, shkon në Gjermaninë Perëndimore ku përfshihet në Kompaninë 4000. Me 13 dhjetor 1955 shkon në SHBA, ku banon edhe sot.

Image

Njëkohësisht është autor i librave: “Muharrem Bajraktari në kujtimet e mia” (2002), “Me Muharrem Bajraktarin drejt Greqisë” (2011), “Shënime për historinë: 1939-1955 (2012)

Dëshmitë e Neshat H Bilalit:

Në vitin 1950 formohet nji kompani pune n’Gjermaninë Perëndimore. Thirrej "Kompania 4000". Shumica e personelit n’at Kompani qe prej Italije. Kompanija ndoshta ka mbërrijtë me pasë deri në 250 vetë a ma tepër.

Komiteti “Shqipnija e lirë”, në bashkëpunim me CIA-n, kanë formue "Kompaninë 4000" për ta përdorë me dërgue parashutista n’Shqipni. Në Kompani bëjshin pjesë disa grupe ose ndryshe, parti të imigracionit, si Legaliteti, Partija Agrare ose Balli Kombëtar, dhe ne që kishim qëndrue pranë M. Bajraktarit, si dhe nji grup shqiptarësh të Kosovës që i përfaqësonte Seit Kryeziu.

Image

Të gjithë pjestarët e partive shqiptare qe kanë qenë n’imigracion kanë ba pjesë në Kompaninë 4000. Ata që kishin bashkpunue me okupatorin n’Shqipni nuk pranoheshin në Kompani.

Kshtu pra, kemi shkue aty edhe dy grupe shqiptarësh që ndodheshim në Greqi, ma pak se 50 veta, ka shkruar Neshat H. Bilali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat