Trump i bën telefonatë të papritur Fosselës: Do t'ia dalësh, duke bërë më të mirën

Amerika

Trump i bën telefonatë të papritur Fosselës: Do t'ia dalësh, duke bërë më të mirën

Nga: Beqir SINA – New York Më: 23 janar 2022 Në ora: 19:43
Vito Fossella

Vito Fossella, u betua si president i Bashkisë Staten Island - NYC, duke vendosur dorën e majtë mbi Bibël, të mbajtur nga Mary Pat Fossella, gruaja e presidentit, dhe duke përsëritur fjalët e gjykatësit Eric N. Vitaliano, për t’u betuar si president i 16 i qytetit të 480 mijë banorve, më 22 janar 2022.

Ajo që u quajt supriza më e këndëshme e kësaj ceremonie, ishte se rreth mesit të ceremonisë së tij të inaugurimit të shtunën në shkollën e mesme Monsignor Farrell, Presidenti i Borough Vito Fossella, mori një telefonatë nga ish Presidenti Donald Trump.

Media njujorkeze, tha se në fakt, ish-presidenti Donald Trump ishte në linjë, për kënaqësinë e qindra mbështetsve të tij, zyrtarve të lart të qytetit, anëtar të administratës së re(stafi), përfshirë gruan dhe fëmijët e Fossella-s, në ceremonin e inagurimit në sallën e shkollës së mesme Oakwood.

Image
Pamje nga ceremonia

 

Për ta dëgjuar të gjithë të pranishmit nëpërmjet sistemit të altoparlantëve, Trump tha : “Do të bëni një punë të shkëlqyeshme dhe do ta bëni më mirë se kushdo tjetër”.

"Ke shumë fansa(përkrahës) në Staten Island," iu përgjigj Fossella, duke e ndezur edhe më shumë atmosferën në sallën ku mbahej ceremonia, që ushtinte ndaj brohoritjeve të forta, të qindra pjesëmarrsve.

“Populli i Staten Island, nuk mund të ketë njerëz më të mirë për të përfaqësuar”, i tha Trump Fossella-s, duke i premtuar se: "Do të shihemi së shpejti në Staten Island", në telefonatën e tij.

Inaugurimi i Vito Fossella-s, vazhdoi me një fjalim 25-minutësh, ku Fossella, u zotua se do të drejtojë Staten Island në një kurs të ri, konservator për një të ardhme më të mirë.

"Ne meritojmë më mirë "

Fjalim 25-minutësh, i Fosselles, i cili u zotua se do të drejtojë Staten Island në një kurs drejt një të ardhmeje më të mirë, duke thënë se politika e qytetit në vitet e fundit e kishte bërë atë "një bashki të harruar" edhe një here, ishte rezultat e premtimeve, dhe besimit që qytetarët e Staten Island i dhanë votën atij në 3 Nëntor 2021.

"Ndjeva se një komunitet që ne e duam dhe e quajmë shtëpi, Staten Island, po lëvizte në drejtimin e gabuar," tha Fossella, duke shpjeguar arsyet e tij për të kandiduar për president të bashkisë vitin e kaluar. “Krimi në rritje, cilësia e jetës po fundoset, bizneset e vogla po vuajnë dhe drejtuesit e qytetit dhe të shtetit po dështojnë. Ne, Staten Island, ishim varka e shpëtimit e lidhur me Titanikun e New York City. … Ne po udhëhiqeshim nga njerëz që jo vetëm që nuk na kuptonin, por as nuk kujdeseshin për ne.”

“Ne meritojmë më mirë. Ne meritojmë më shumë”, tha Fossella. "Ne meritojmë një zë dhe dikë që do të dëgjojë ... t'ju dëgjojë."

Ndërsa nuk përshkrojë në detaje politika specifike, Fossella, tha se do të punonte për t'i bërë shkollat ​​më të sigurta, për të lehtësuar barrën e bizneseve të goditura nga pandemia e koronavirusit (COVID-19) dhe rregulloret e qeverisë dhe do të kërkonte mundësi teknologjike dhe inovative.

Duhet të shtypim butonin e rivendosjes. Vendosni njerëzit në radhë të parë dhe ktheni mendjen e shëndoshë”, tha Fossella. “Kam një lajm për ju: Qeveria punon për njerëzit dhe jo anasjelltas. Në njëfarë mënyre, ai pak kuptim ra nga binarët gjatë rrugës së kësaj administrate. Epo, sot ne themi, "Kthejeni atë tren në binarë".

Qyteti administron 19 shkolla të mesme për artet, por asnjë në Staten Island, tha Fossella.

Ai tha se planet janë në lëvizje për të sjellë një shkollë të mesme të arteve në Staten Island, e cila do të vendoset në terrenin e Qendrës Kulturore Snug Harbor dhe Kopshtit Botanik në Livingston.

Në një front tjetër, plaga masive që dikur ishte Deponia Fresh Kills po shndërrohet ngadalë por me siguri në Parkun Freshkils. Diku më vonë këtë vit një park brenda Freshkills do të jetë i hapur për publikun, tha Fossella.

"Kjo është emblematike e mrekullive që mund të ndodhin kur banorët e Staten Island punojnë së bashku dhe kolegët tanë në të gjithë qytetin dhe shtetin punojnë me ne," tha ai.

Ne meritojmë më mirë. Ne meritojmë më shumë”, tha Fossella. "Ne meritojmë një zë dhe dikë që do të dëgjojë ... t'ju dëgjojë." (Peter Trivelas)

Lagjet e sigurta një përparësi

Për çështjen e sigurisë publike, Fossella tha se ai qëndron drejtpërdrejt pas zbatimit të ligjit.

Ai përmendi një valë dhune në qytet në javët e fundit në të cilën një oficer policie u vra në Harlem të premten mbrëma, dhe disa të tjerë u qëlluan dhe u plagosën, duke përfshirë detektivin Dominick Libretti, në New Springville(SI) të enjten.

“Ne duam lagje të sigurta, rrugë të sigurta, shkolla të sigurta, parqe të sigurta dhe metro të sigurta”, tha Fossella. “Ne e dimë se mënyra më e mirë për ta arritur këtë është të lejojmë policët të bëjnë punën e tyre, të marrin mbështetjen tonë dhe të largojnë njerëzit e këqij nga rrugët tona. Shkurtimisht, ne tu themi: "Ne sundojmë rrugët, jo banditë".

Zgjedhja e tij u "konsiderua" si fitore e komunitetit Shqiptar në ishullin "Staten Island", të Qyetit të New Yorkut.

Përfshirë, ne keto zgjedhje dhe kandidatin për Borourgh President ne Staten Island, nga partia republikane politikanin e njohur Vito Fosella, është mbështetur, fuqimisht nga të gjithë votuesit shqiptarë, në SI, por se edhe si mik i madh i shqiptarëve, ai ka marr votat e çdo shqiptari në Staten Island, para ato republikane dhe ato demokrate të shqiptarve.

Në një farë kuptimi, inaugurimi ishte një shprehje mirënjohje edhe për aktivistët shqiptar në Staten Island, të cilët ishin të ftuar special, të cilët morën edhe vemendjen e faleminderimeve të veçanta në këtë ceremony, nga vet Presidenti i Borough Staten Island - Vito Fossella, gjatë fjalimit 25 minutësh.” thanë për gazetën tonë, pjesëmarrësit.

Aktivistët shqiptar mbështetën dhe bënë fushat vullnetarisht për Vito Fosellën, përfshirë, udhëheqsin e grupit të lobistve shqiptar në Brooklyn/Staten Island, ish kandidatin republikan për këshilltar në Staten Island Marko Kepin, aktivistët Belul Qoku, Blendi Bekteshi, Ardi Ruçi, Emin Lata, Shpendi Markja, Jasin Gjoka, Ismail Kazani , Agron Damzi, Dino Nela. Madje, ata si grup u ftuan zyrtarisht për një fotografi të përbashkët me të ftuarit special të ceremonisë së inaugurimit të shtunën në shkollën e mesme Monsignor Farrell, të Presidentit i Borough Staten Island - Vito Fossella.

Vito Fosella, Presidenti i ri i Borough-it të Staten Island, duke ja rikthyer ishullin partisë republikane, me shumë të drejt quhet për komunitetin shqiptar dhe fitorja e Vito Foselles, "fitore e Shqiptarve". Kjo për për shkak të lidhjeve të tija të forta me komunitetin shqiptar, për më shumë se dy dekada, prej kur Vito Fosella, per 14 vjet(7 ligjistatura) shërbeu në Kongres : 

Kontributi i tij në demokratizmin e Shqipërisë, zëri i tij në Kongres për Kosovën, lirinë e të drejtat e njeriut në trojet shqiptare, dhe ajo më e veçanta, është kontributi i tij, lidhja me ish kryetarin e Shoqatës Atdhetare "Dibra" Ibrahim Kolari, dhe Familjen Rusi, Ilir Rusin.

 (Më datë 28 Janar të 2010 në Staten Island - New York, ish kryetari i Komunes Dibrës z. dr Argetim Fida në Staten Island , nënshkroi marrveshejen për Binjakëzimin e Komunës së Dibrës me Staten Island-New York.)

Fossella, mundi avokatin demokrat Mark Murphy dhe Leticia Remauro, kandidate e Partisë Konservatore.

Me 100 për qind të votave, Fossella, doli pothuajse dy me një, me 62 për qind ose 18,568 vota ndaj 31 për qind ose 8,993 vota për Murphy. Remauro mori 2239 vota ose 7 për qind.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat