Për çdo njeri është e rëndësishme festa “Dita e Nënës”

Amerika

Për çdo njeri është e rëndësishme festa “Dita e Nënës”

Nga: Pertefe Leka Më: 3 maj 2022 Në ora: 17:17
Foto nga vendi i ngjarjes

Ju falenderoj për organizimin e kësaj mbremje festive dhe për vlerësimin që më bënë drejtueset e kësaj organizate me emrin e nderuar të Motrave Qiriazi.

Për çdo njeri është e rëndësishme festa “Dita e Nënes”. Pertej statusit “ Nënë” Si burim i jetës, emri i saj ka kuptim më të gjërë edhe në vështrimin filozofik, juridik, njerëzor, shpirtëror….

Kështu figura e Nënës, eshtë një institucion me vete.

Ne duke jetuar në ShBA jemi bërë pjesë e kësaj feste në sajë të Pres. Wilson, I cili e institucionalizoi,e shpalli “Mother Day”, festë e cila I kaloi kufijtë e Amerikës dhe po ndërkombëtarizohet vit pas viti. Është një privilegjë për ne, që e festojmë si amerikanët, dhe trajtohemi njësoj si Ata, gezojmë të gjitha liritë, mundësitë për t’u shprehur, për t’u organizuar për të protestuar. Nuk kemi asnjë pengesë për të folur në gjuhën tonë, dhe kemi lirinë që femijët tanë të mësojnë në shkollat shqipe …..krahasojeni me shqiptarët që jetojnë në tokat e tyre çfarë vështirësishë kanë në këte drejtim.

Ata që kanë ardhë para nesh edhe ne që jetojmë këtu nuk jemi rrënjë dalë, nuk erdhen nga një vend i zbrazët, kemi ardhë me një histori të pasur dhe me krenari për parardhësit tanë e sidomos për Nënat Tona.

Nuk besoj që të ketë në botë Obeliskë natyrorë që kanë të gdhendur në themele madheshtinë e Gruas si Nenë: Rozafa në kalanë e Shkodrës dhe Argjirò në Kalanë e Gjirokastrës që ia kalojnë edhe institucionit, janë bërë qendra peligrinazhi edhe për të huajt. A duhet që keta vlera të na i kujtojnë të huajt….Kur ne kemi jetuar atje …..por dimë shumë pak.

Akademikja franceze Margaret Jursenar (1903-1987) autore e shumë veprave, analiste dhe psikoanaliste, ( qytetare amerikane që në vitin 1947 ) shkroi tregimin (qumështi i vdekjes ) “The Death of Milk “e inspiruar nga legjenda e kalasë së Shkodrës i dha jetë e vazhdimësi jetës nëpërmjet qumështit çudibërës që rridhte nga gjoksi i nënës së murosur, e bëri burim jete për djalin e për brezat. Ai qumësht çudibërës u bë shërues për shumë nëna të reja që donin fëmijë. Ata besonin. së qumështi i Rozafës vazhdon të rrjedhe, ndaj shkonin e gërryenin gurët gelqerorë në muret e kalasë me mendimin së aty buron jeta. E pra ky autosygjestion, i spjeguar shkencërisht nepërmjet Self Hypnosis, vazhdon ta ketë magjinë e vet.

Po kështu është edhe Historia e Argjiros, në se në këto i trajtojme si legjenda, aktin e Argjirosë e përsëriten duke bërë sakrificën sublime gratë Suliote të Çamërisë të cilat i ngriti ne pjedestal

Bajroni në kryevepren e tij “Udhetimet e Çajd Harold-it “ dhe prej Bajronit i perjetësoi Ari Shefer në pikturën “Gratë e Sulit”, Kështu historine e tyre e njohi Bota mbarë.Për gratë shqiptare guximtare të cilat luftojnë si burrat, shkruante edhe “New York Times” ( 21 Maj 1911), ku përshkruan burrneshën, Tringë Smajlja duke e cilësuar —Zhan Darka e Shqipërisë — e cila shkelqeu për trimeri në betejen e Deçiqit dhe për urti në kuvendin e Greçës gjatë kryengritjes së Malësisë Madhe në prag të pavarësisë.Me Zhan Darken e Orleanit krenohet Franca ,…

Shqipëria ka lindur shumë Zhan Darka e Amazona shkruante Kryeipeshkvi i Tivarit që drejtoi kuvendin e Arbërit 1703, me inisiativen e Papa Klementit XI, me origjinë shqiptare.

E në vazhdimësi të historisë tonë po përmend – Gratë – Nëna – që iu drejtuan Pres.Wilson në Konf. e Parisit ….. Nuk mund te harrohet Letra e Zonjës nga Çamëria Lejla Dino e cila në emër të Komuniteti të gruas shqiptare që e krijoi në Bruksel i drejtohet Pres. Wilson “ hidherimet e tmerrshme dhe mizoria që Nënat shqiptare, Gratë dhe bijat duruan duke parë ….të dhemshurit e tyre të rrokullohen nen zgjedhen e shtypësve të huaj ….kanë për të tronditur ndjenjat tuaja të larta njerëzore dhe do t’na ndihmoni për të fituar lirine tonë të dashur.14 pikat e Wisonit ,siç i quajti Fishta Wilsoniane, zgjuan shumë levizje për liri e pavarësi.

Heroinat e Epopesë së Lavdishme në Luftën e Vlorës Sade e Kadene, i ka perjetesuar edhe biri i Trieshit të Malësisë Nikollë Ivanaj në vargjet Sot po Vlon Vlona …..Po ashtu gratë shkodrane së bashku me Gratë – Nëna të Malësisë u dalluan në luften e Koplikut. Shaqe Marie Çoba, Universitare e shkencave politike ne Zagreb e cila krijoi komitetin “Gruaja Shqiptare” me kryetare Habibe Bekteshi … të cilat populli i ka perjetesuar në vargje ….Krisi pushka në përrua të thatë // Në Koplik kanë ardhë gratë //

Në një kohë me to janë Motrat Qiriazi, të diplomuara në Kolegjin Amerikan “Robert Kolege“ me një kontribut të vyer në fushën diplomatike. Nuk harrohen peticionet e Sevastisë drejtuar Konf. Paqës dhe Pjesëmarrja efektive e Parashqevisë në atë konferencë….. Përballë Pres. Wilson.

Letër kembimet e Parashqevisë me Edith Durham “ Mbretëresha e Malësisë “ në atë kohë lobonte për Shqipërinë në emër të shoqatës së krijuar “ Anglo – Shqiptare, janë dëshmi e qartë e rolit të patrioteve që e ndërkombëtarizuan çështjen shqiptare.

Në qoftëse Nobelisti Wilson e shpalli një ditë të Majit “ Mather Day ”,Shqiptarët i dhanë Botës, Nobelisten, Shënjtoren “Mother Tereza “ e cila nuk lindi fëmijë por rriti dhe ngjalli fëmijë.

E këto gra përmenden nga personalitete te huaja. Malësorja, nënë e ve me dy fëmijë, burrin ia kishin vrare serbet, u bë pikë referimi dhe frymezimi, për shkrimtaren Amerikane Rozë Wilder Lane, kur ajo erdhi në Shqipëri si misionare e Kryqit Kuq Amerikan për të ndihmuar shqiptarët për pasojat e Luftës Parë Botërore. Ajo asistoi në një gjyq familjar në Malësi ku mbeti pa fjalë nga guximi i nëne të re, e cila mbajti një qëndrim të palëkundër përpara Kuvendit të Fisit për kërkesat e saj, për të jetuar më vete me dy jetimet.Kjo ngjarje u bë pikënisje për kryevepren e saj.

“The Discovery of Freedom “ ….Berit Beker një antropologe ndoqi po këte rrugë, kur ishte në Kosovë, u bë një zë i fuqishëm për të drejtat e popullit mikpritës të Kosovë që kërcënohej nga Gjenocidi Serb.Edith Galt direkt pasardhëse (great niece ) ster stermbesa e Pocahontas, trashigimtare e fiseve Virginia Colony, Zonja e parë, gjatë Presidencës Wilson, dhe Presidentja e parë grua në hije gjatë paralizës së Wilsonit u bë ndërlidhëse dhe tranzmetuese e Peticionit të Lejla Dinos në emër të “ Komunitetit të Grave Shqiptare”Edith Durham, Antropologe, publiciste, artiste ….. Mbretëresha e Maleve.

Në 7 veprat e saj ngriti lart figurën e malësoreve ne vepren (High land Albania), Shqiperia e Eperme.

A mund të lëmë pa përmendur bijën e Çamërisë, Princeshën Romune, dijetaren e famshme shqiptare, Elena Gjika u prit në mënyrë madhështore nga shkrimtari amerikan Henri Longfellow 1880, i cili kishte shkruar poemën Skenderbeu 1873 Ndër të tjera Ai shprehet ( We have a house full of people and today a Princess Dora D’ Istria is coming for dinner ) Plaku i urtë, pas shumë vlerësimesh, për Zonjën e mençur, për karakterin, për sjelljen dhe për gjithë formimin e saj mbivlerësoi thjeshtësinë (“ The suprime excellence is simplicity . To the women of America she must ever be a shining example, a brilliant star ).

Vlerësimi i Elena Gjikës nga personalitete të larta deri të vleresimi që i bënë vajzat e thjeshta shkodrane, stigmatine,me Letrën e Penën që i dërguan asaj në shenj nderimi. Po kaq lart qëndrojnë shkodranet, Motrat Juka , Safete e Lume, studiusit e kanë quajtur dijetaren Safete një Dora D ‘ Istria e dytë.

Këto shembuj plot virtyte na ngrejnë në këmbë Vajzat tona, Gratë tona këtu në këte vënd kanë të gjitha të drejtat dhe mundësitë të zëvendësojnë luftëtarën e paepur për të drejtat e njeriut për liri e pavarësi; Avokaten e zjarrtë të Kosovës Madalen Ollbrjat (Madeleine Albright ) që gëzon përjetësisht nderimin e gjithë shqiptarëve.

Ollbrajt u largua nga gjenocidi nazist dhe me vonë nga ai komunist dhe erdhi në Amerikë si shumica e grave dhe vajzave shqiptare që u larguan nga gjenocidi Sllavo-komunist .

Unë shpresoj se vajzat dhe gratë shqiptare, këtu në diasporë, do të ecin në shembullin më të mirë të bëhen avokate të mbrojtjes të drejtave njerezore sidomos për botën shqiptare dhe duhet ta dinë se nga 110000 km2 kemi mbetur me 28 mije km2, ku fqinjët veriore dhe jugorë shtyhen çdo ditë me të ashtuquajturin minoritet i cili kurrë nuk ka ekzistuar as nuk ekziston, por sajohet nga mendjet shoveniste helene e serbe.

Nu kam pikë dyshimi që do të kemi Zëra të fuqishëm nga Organizatat e grave që të mbrojnë me dinjitet të drejtat njerëzore dhe të Grave, pavarësisht nga prejardhja, deri në instancat më të larta këtu ne Amerikë.

T’ i kemi vajzat tona në Kongresin Amerikan e pse jo edhe në Shtëpinë e Bardhë.

Mirënjohje të thellë për këte vënd që na mban dhe na mbron dhe jemi shpresëplotë që një ditë, Shqipërinë e ndarë në pesë shtete, ShB.A – të do ta bashkojnë në një shtet të vetëm, siç janë të bashkuar edhe Ata vetë

Po e mbyll me vargjet e Fishtes Edhe Hana do t’ a dijë // Edhe Dielli do T’ket pa // Se përqark kësaj rrokullije // Si Shqypnia, i vend nuk ka.Even The moon might know // Even the sun might have seen // There is no place, like Albania// Lika Albania on this Earth scene// Me një mirënjohje të thellë për Sh.B.A – të .

Të këndojmë së bashku kengën që këndon Celine DionGod Bless Amerika Land that I love // Stand beside her // And guide her // Through the night // With the Light // From above //. From the Mountains // To the prairies // To the oceans// White with foam // God bless America // My home sweet home //

Faleminderit

Image
Image
Image
Image
Image
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat