Takohen Dauti e Beqiri - Bota Sot
Takohen Dauti e Beqiri

Amerika

E hënë, 15 tetor 2018

Takohen Dauti e Beqiri

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 23:08
Takim me kreun e Këshillit Shqiptaro-Amerikan, z. Haxhi Dauti me Deputetin e Kuvendit të Kosovës, z. Ismet Beqiri, Sekretar i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës – LDK

NEW YORK : Në  kuadër të takimit të nivelit të lart politik, në Nju Jork, Kombet e Bashkuara, u  mbajt Forumi i Obajektivave të Zhvillimit të Qendrueshem ECOSEC – ose i njohur ndryshe si Agjenda 2030, i cili është një plan i miratur më 2015, dhe i mëshon shtatëmbëdhjet synimeve Gobale, për përparime në të gjithë vendet anëtare, të OKB-së, ishte i ftuar, me ndërmjetsim edhe Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ismet Beqiri, ngase siç dihet shteti i Kosovës, ende nuk është anëtar i Kombeve të Bashkuara.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës , z. Ismet Beqiri, Sekeretar i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës – LDK, gjatë qëndrimit në Nju Jork, duke shfrytëzuar këtë vizitë zhvillojë një serë takimish, në koordinim këto takime edhe me Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës, Ambasadoren Teuta Sahatqija, e cila së bashku me stafin e saj, Albana Bylykbashi, Lulëzim Krasniqi, Inis Demiri, dhe Butrint Ymeri, e njohu Deputetin Beqiri, për së arfërmi me arritjet dhe suksesset e komunitetit shqiptar në zonën e Tri-Shteshit.

Dje, Ambasadorja Teuta Sahatqija, shkruajti në statusin e Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës, në uebfaqen e saj në Facebook, se ishte kënaqësi për ne dhe Deputetin e Kuvendit të Kosovës , z. Ismet Beqiri, Sekeretar i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës – LDK,  për t'u takuar në mbyllje të këtyre takimeve edhe me kreun e Këshillit Shqiptaro-Amerikan, z. Haxhi Dauti, ku si shkruan ajo, diskutuam përparimin dhe sukseset e komunitetit shqiptar në  SHBA,me lider, veprimtar dhe shqiptar të suksesshëm në zonën e Tri-Shteshit, New York, Connecticut, e New Jersey. 
Kryetari i Këshillit Shqiptaro-Amerikan, z. Haxhi Dauti, tha se ishte i nderuar, që po merrte pjesë në takim me  Deputetin e Kuvendit të Kosovës , z. Ismet Beqiri, Sekeretar i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës – LDK, dhe  Ambasadoren Teuta Sahatqija, e stafin e saj, diplomat të cilët ai i lavedërojë për punën e madhe që po bëjnë ata, prej se kur Kosova hapi Konsullatën e saj në New York, sidomos në shtimin e lidhjeve të tyre të shkëlqyera me gjithë komunitetin shqiptar.

Më pas ai njohu mikëpritsit, me kontributin e gjatë të kësaj organizate lobiste e  cila tha kreu i Këshillit Shqiptaro-Amerikan, është themeluar në vitin 1991, me inisiativën e tij, dhe ka dhënë kontributin e saj, në ndihmat e para për Shqipërinë, shqiptarve në Maqedoni, Mal të Zi, dhe Luginën e Preshevës, dhe vazhdon me kontributet e saj duke iu bashkëngjitur organizatave dhe shoqatave të komunitetit shqiptar.
Në këtë takim Kryetari i Këshillit Shqiparo-Amerikan, z. Haxhi Dauti, u kujtojë atyre , ndihmën që mori ai dhe organizatat e tij, lobiste, KSHA, nga Mira Ricardel( aktualisht zyrtare e lart e Këshillit Kombëtar të Shtëpisë së Bardhë), 25 vjet më pare për mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin në çështjen shqiptare. Ndihmë e saj  të paçmuar, sidomos, kur ajo shërbeu me Senatorin Bob Doll, në vitet 90-92, me ndihmat me veshmbathje në Shqipëri, për popullin shqiptar, gjatë luftës së Kosovës, çlirimin dhe pavarësinë e saj, kontributin e SHBA në arritjen e Marrëveshjes së Ohrit, në vitin 2001, dhe tani duke shërbyer për disa vjet në Administratën amerikane, tha zoti Dauti .
 
Kreu i Këshillit Shqiparo-Amerikan, z. Haxhi Dauti, i cili për më shumë se tre dekada udhëheq, këtë organizatë lobiste, duke ruajtur lidhjet e mira me miqtë e shqiptarëve në Washington, Senator, Kongressmen dhe Shtëpinë e Bardhë, u shpreh se ai është i gatshëm për çdo lloj bashkëpunimi, dhe dhënjen e çdo lloj kontributi nga ai për të rritur mirëqenjen e shqiptarve, si në Shqipëri, Kosovë, dhe viset shqiptare, pa dallime partiake, veçse që çdo gjë të jetë të mirën e çështjes tonë përbashkët – kombëtare.
Ambasadorja Sahatqija, mbasi prezantojë zotin Haxhi Dauti, tha se e vlerësojë shumë kontributin e Këshillit Shqiparo-Amerikan, dhe themeluesit e drejtuesit të saj - ashtu si atë që kan bërë me dekada me rradhë, të gjitha organizatat e shoqatat, liderit dhe veprimtarët e shquar të komunitetit shqiptar në SHBA, të cilët tha ajo kan dhënë një kontribut historik në çështjen shqiptare, çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, demokratizimin e Shqipërisë, përpjekjet e tyre të mëdha, për më shumë liri e të drejta të shqiptarve në Maqedoni, Mal të Zi, dhe Luginën e Preshevës, si dhe çështjen çame.
Kurse, Deputeti i Kuvendit të Kosovës , z. Ismet Beqiri, Sekeretar i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës – LDK, tha se
ka qenë një nder dhe përvilegj , që gjatë këtyre ditëve sa qëndrova në Nju Jork, pata rastin të takohem me lider, e veprimtar të dalluar të komunitetit, dhe disa shqiptar të suksesshëm.

Pra, tha ai,: “Të takohem me ju veprimtar e lider në këtë “shtëpi” – Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës, e cila është tani “shtëpia” e të gjithë shqiptarve, në SHBA, të cilin e kemi mikun tonë të përjetshëm, pa të cilin nuk do të ishim aty ku jemi sot të gjithë shqiptarët”, u shpreh deputeti Beqiri. 
Çështja shqiptare nuk është kryer – dhe të gjithë së bashku kemi shumë për të bërë,  tha ai, duke shtuar se: “ Kosova, ka qenë shembulli më i mirë që i bëri bashkë shqiptarët, si një shtyllë kryesore e çështjes shqiptare, historikisht, ajo i mblodhi shqiptarët, çka nuk ka qenë e lehtë, por dhe e vështirë për ta mbajtur,  që tani kërkon angazhimin dhe kontributin e të gjith shqiptarve kudo që janë,” tha zoti Ismet Beqiri, duke vlerësuar kontributin historik të diasporës, në çlirimin, pavarësinë dhe zhvillimin e Kosovës.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test