Zjarri i shtëpisë së dy endacakve në Hamtramck të Miçiganit, vret edhe një emigrant shqiptar

Amerika

Zjarri i shtëpisë së dy endacakve në Hamtramck të Miçiganit, vret edhe një emigrant shqiptar

Beqir SINA – New York Nga Beqir SINA – New York Më 3 tetor 2018 Në ora: 15:54
Hamtramck të Miçiganit

Ai është një 40 vjeçar emigrant shqiptar i pastrehë, emri të cilit ende nuk është bërë publik, raporton gazeta "Bota sot".

Hamtramck MI: ( 3 Tetor 2018) - Një ngjarje tragjike ndodhi dje në qytetin periferik të Detroitit - Hamtramck të Miçiganit, pasi zjarri që i ra një shtëpi të braktisur dhe të shkatërruar, mori dy jetë njerëzish të pastreh. Për fatkeq si njofton media në Detroit, njëri prej tyre, është një 40 vjeçar emigrant shqiptar i pastrehë.

Simbas, Detroit Press, thuhet se fqinjët u zgjuan rreth orës 7:30 të mëngjesit të sotëm kur dëgjuan në zërin e sirenave të zjarrfikseve, felinat e automjeteve të policisë dhe autoambulancave, aty pranë shtëpive në rrugën e të pastreve Cody Street – lagjen Hamtramck të Detroitit në Michigan, që ishte përfshirë në flakë.

Megjithse identitetet e viktimave ende nuk janë dhënë nga policia e cila po vazhdon duke hetuar shkakun e zjarrit dhe indetifikimin e personave të dy të vdekurve të cilët thotë polica ishin shkrumbuar nga flakët, mbasi zjarrfikësit gjetën trupat e tyre të djegur keq në katin e dytë të shtëpisë, raporton "Bota sot".

Fqinjët ishin ata që i thanë policisë dhe shtypit local se shtëpia ishte zyrtarisht e zbrazur, por ishte zënë për të paktën dy vjet nga një burrë i pastrehë me emrin Toni, të cilin ata thanë se ishte rreth 40 vjeç dhe me origjinë shqiptare.
Policia, tha se deri tani shkaku i zjarrit nuk është përcaktuar

Mirëpo, një nga zjarrfikësit, i tha gazetarve se banuesi ishte përpjekur të rregullonte një hapësirë të ngrohtë jetese në pjesën e sipërme të shtëpisë në përgatitje për ardhjen e dimrit. Shtëpia, pohoi ai nuk kishte energji elektrike, apo sistem ngrohje. (Temperaturat gjatë fundjavës në këtë zone u zhytën në mesin e 5-10 gradë Celsius).

Një ish banore e kësaj lagjeje, e cila e njihte mirë shqiptarin, dhe kishte banuar më parë në këtë lagje, tregojë se ajo ishte ende e tronditur,: "Unë nuk mund të besoj se ata vdiqën sepse s’kishin ngrohjen dhe energji elektrike. Është, shumë e trishtushme. E di që Tony kishte një djalë, i cili nuk jetonte më të dhe ishte i ndarë nga gruaja. Është, pak e pabesueshme që në Detroit, ka kaq shumë njerëz të pastrehë”, thotë Angela, një grua me ngjyrë duke folur për shtypin lokal.

"Toni, gjithmonë kishte ardhur për të fjetur aty, mbasi gjithë ditën rrinte jashtë, dhe hynte aty duke përdorur derën e pasme, por kur edhe dera prapme e shtëpisë u shemb dhe u shtrembërua, ai filloi të hynte nga dera përpara", tha Angela, duke shtuar se :“Ai ndonjëherë do t'u kërkonte fqinjëve të huazonte telefonin e tyre, se nuk kishte as telefon. Një vit para zjarrit, po në këtë shtëpi dikush kishte vdekur nga një mbidozë e drogës në garazhin e shtëpisë” tha ajo.

Sipas një organizate që merret me strehimin e endecakve në qytet “Rrjetit të Veprimit ndaj të Pastrehëve” në Detroit, rreth 11,000 njerëz ishin të pastrehë në një regjistrim zyrtar në vitin 2017 dhe rreth 3,800 prej tyre ishin të pastrehë që flinin dhe hanin rrugve të Detroitit, duke lypur.

Rabin, një student 17 vjeçar i shkollës së mesme që emigroi në SHBA me familjen e tij nga Bangladeshi, dhe që jeton në lagjen ku ra zjarri, tha se :” Hamtramck, është një enklavë me dy kilometra katror siperfaqe të rreth 5 kilometra nga Detroiti. Lagjjia, tha ai është në kodin më të varfër në Miçigan, dhe është edhe qyteti me një numër të madh të imigrantëve polakë, jemene, si dhe ata që kan emigruar nga shumë vendet e Ballkanit të Evropës Lindore.”

Në të gjithë Shtetet e Bashkuara, simbas statistakiva e Departamentet e Zjarrfikësve u përgjigjen mbi 350,000 zjarre shtëpish çdo vit, nga të cilat humbasin jeten mbi 3000 njerëz. Shumë prej zjarrve thonë statistikat janë krejtësisht të parandalueshme dhe janë rezultat i mos zbatimit të rregullave të sigurisë dhe të rregullave të strehimit , shërbimeve të pakujdesshme nga banorët, të cilat shkaktojnë zjarret.

Në Detroit, zjarret kan djegur më shumë se 10,000 ndërtesa midis 2013 dhe 2015, duke vrarë 120 vetë. /Bota sot/

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat