Sfidat e lidershipit të Policisë ndaj krimit - Bota Sot
Sfidat e lidershipit të Policisë ndaj krimit

Analiza

Sfidat e lidershipit të Policisë ndaj krimit

Nga: Drizan Shala Më: 14 maj 2019 Në ora: 14:04
Drizan Shala, ekspert i sigurisë

Nga ana e një analizë mbi veprimet të ndërmarra nga ana e lidershipit të Policisë jam ndalur të aspekti ligjor më të cilën rregullohen detyrat dhe autorizimet e përgjithshme të policisë policore, në nenin 10, pika 1.3, 1.4, 1.5 dhe 1.6.

Duke u bazuar në nenin 10 pika, 1.3 (parandalojë rrezikun ndaj qytetarëve dhe ta mbajë rendin dhe sigurinë publike), dhe pika 1.4 (parandalojë dhe t’i zbuloj veprat penale dhe kryesit e tyre), sa nga këto dy pika të këtij neni janë duke u zbatuar në regjionin e Prishtinës, duke pas parasysh faktin që kemi afro 800 zyrtarë policorë “mangu” në këtë regjion, i cili konsiderohet edhe si regjion me fluksin më të madh të qytetarëve të Republikës se Kosovës.

Lind pyetja se si e ka planifikuar lidershipi i Policisë që këtë mungesë ta kompensojë në të mirë të sigurisë së përgjithshme, sepse në kuadër të policisë së shtetit ekziston një numër i konsiderueshëm i zyrtarëve policorë që mund të mbulojnë këtë mangësi në këtë regjion (zvogëlimi i zyrtarëve policorë në divizionin e sigurimit të objekteve me siguri të veçantë, si dhe me strukturë të aprovuar nga ky lidership të lirohet mbingarkimi në shtab dhe në disa sektor ku një numër i konsiderueshëm i zyrtarëve policorë, sipas strukturës janë të tepërt, por pse qëndrojnë ende në këtë pozitë).

Ndërsa, nëse ndalim në piken 1.5 (hetojë veprat penale dhe kryesit e tyre), dhe 1.6. (mbikëqyrë dhe kontrollojë sigurinë në komunikacion). Si e ka menduar Drejtori i Përgjithshëm t’i qaset këtij problemi, duke pas parasysh që një valë e procesit të gradimit ka filluar nga të gjitha nivelet, a kanë sjellë rezultate këto gradime duke pasur parasysh nga deklarimi publik i drejtorit që të gjithë drejtorit e departamenteve do jenë me gradën e Kolonelit. Pse është duke ndodhur që ka drejtor të departamentit me dy grada më të vogla? (A është preferencë e grupeve të interesit brenda policisë?), ndërsa, në anën tjetër, kemi zyrtar policorë me gradën e Kolonelit të cilët kanë pozita “këshilluese” në regjione të caktuara, a në fakt ka mungesë të tyre në drejtorin e përgjithshme, pa u future në nivel më të ultë ku mbahen pozitat me gradën e rreshterit, a që në fakt i takon gradës së togerit apo kapitenit dhe e kundërta ku atë pozitë e udhëheq grada e kapitenit, a në fakt i takon gradës së togerit apo rreshterit... dhe nëse ndalemi edhe te procesi i gradimit që do të përfshihen edhe një numër i konsiderueshëm i zyrtarëve policorë, atëherë lind një pyetje esenciale që kush do t’i luftojë dhe parandalojë veprat penale dhe sigurinë në komunikacion në Kosovë nga ky proces i gradimit? A do të mungojnë edhe më shumë zyrtarët policorë në terren dhe apo shndërrohet Policia e Kosovës si qendër e “komandantëve”, por pa ushtarë në terren (zyrtarë policorë).

Kemi edhe dy faktor tjerë të rëndësishëm që kanë ndikuar që një numër i zyrtarëve policorë nuk ndihen të barabartë me kolegët e tyre në pjesëmarrjen në trajnime si shembull: Trajnimi për radio-komunikim (radio-lidhje), kanë marrë pjesë zyrtarët policorë të administratës të cilët nuk merren me punën e radio-komunikimit, ndërsa zyrtarët policorë të cilët kryen punën e radiolidhjes nuk kanë pasur mundësi të marrin pjesë. A është kjo një demotivim... aq më këtë ku një grup i caktuar zyrtar brenda një viti kalendarik qëndrojnë 10 muaj në trajnimeve të ndryshme, e vetëm 1 muaj punë efektive?. Apo trajnimi tjetër i organizuar nga një ambasadë ndërkombëtare në Prishtinë për sektorin e shëndetësisë në polici ka marrë pjesë një zyrtar jo adekuat i atij sektori. Prandaj, sfida në të cilin gjendet lidershipi i Policisë së Kosovës është që të këtë një transparencë të përgjithshme mbi procesin e pjesëmarrjes në trajnime.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...