Këto janë makinat që do të sjellë Ford gjatë 2019-ës

Auto

Këto janë makinat që do të sjellë Ford gjatë 2019-ës

Më: 1 janar 2019 Në ora: 17:38
Ford

Pasi Fordi lajmëroi më herët këtë vit që planifikon të eliminojë të gjithë linjën e makinave në rajonin e ShBA-ve, është koha të shohim planifikimet e tjera të kësaj kompanie.

Image

Shefi i komunikimit të produkteve të label-it Ford, Mike Levin, ka konfirmuar në Twitter disa modele të reja që do t’i shohim më 2019-ën.

“Ford do të sjellë një sërë makinash përgjatë 2019-ës, përfshirë këtu një Explorer, Escape, Mustang GT500, F-Series Super Duty dhe Transit”, shkroi Levine në një cicërimë.

Image
Image

Tani për tani, asnjë detaj nuk është ndarë në lidhje me seritë e sipërpërmendura.

Ford do të mbajë një show para-debutues për të gjitha seritë Explorer javën e ardhshme, në të cilat mund të sjellë më shumë detaje të këtij versioni të makinave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat