“Water Go Round”, trageti i parë në botë me hidrogjen

Auto

“Water Go Round”, trageti i parë në botë me hidrogjen

Më: 27 janar 2019 Në ora: 18:39
“Water Go Round”

Deri në fund të vitit në Gjirin e San Franciskos në Kaliforni, do të hyjë në funksionim trageti i parë në botë me hidrogjen, me zero emetime ndotëse.

“Water Go Round” është emri i saj dhe do të jetë 21 metra i gjatë, i aftë për të mbajtur 84 pasagjerë deri në 22 nyje shpejtësi, me një autonomi dy-ditore.

Gjithashtu, do të ketë një bateri prej 100 kilovat për të plotësuar hidrogjenin. Projekti u përgatit nga Golden Gate Zero Emission Marine, një furnizues i sistemeve të energjisë së pastër për automjetet detare dhe nga Bordi i Rezervave të Kalifornisë në Kaliforni, një agjenci shtetërore kundër ndotjes.

Kompania Red & White do të menaxhojë këtë traget në Gjirin e San Franciskos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat