Shkoda paralajmëron konceptin e Vizionit iV

Auto

Shkoda paralajmëron konceptin e Vizionit iV

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 18:47
Shkoda

Duke pasur parasysh se Grupi Volkswagen po paralajmëron ‘armatën’ e automjeteve elektrike, është logjike se edhe Shkoda luan një rol të rëndësishëm në këtë segment.

Prodhuesi çek tashmë ka paralajmëruar Citigo plotësisht elektrike, dhe një version hibrid të Superb, një total prej 10 modele të reja deri në vitin 2025, nga të cilat gjashtë do të jenë EV të pastër.

Skicat tashmë tregojnë linjën e dizajnit të makinës elektrike që tregon një crossover në formë coupe. Retrovizorët konvencionalë janë zëvendësuar me kamera dhe nuk ka dorëza standarde për hapjen e dyerve.

Vizion iV për më shumë përkujton në konceptin Vision E nga viti 2017, për të cilin Shkoda ka paralajmëruar prodhimin serik prej vitit 2020 si modelin e saj të parë në platformën MEB për automjete elektrike.

Vison E ka dy elektromotorë, të cilët bashkërisht disponojnë 306 kuaj fuqi, me shpejtësi maksimale 180 km/h dhe autonomi prej 500 km. 

Premiera publike e Shkoda Vision iV mbahet për datën 5 mars.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat