Skoda zbulon SUV-in e ri më të vogël në tregun europian

Auto

Skoda zbulon SUV-in e ri më të vogël në tregun europian

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 14:33
Skoda

SUV-i në fjalë është Skoda Kamiq, ku sipas deklaratave nga fabrika, fjala “Kamiq” vjen nga gjuha Inuit – nga populli që jeton në veri të Kanadasë dhe Greenlandës, që nënkupton diçka që përputhet në mënyrë të përsosur dhe që i përgjigjet çdo situate, transmeton Koha.net.

Duhet theksuar se Skoda emrin Kamiq tashmë e përdorë për SUV-in e saj të vogël në tregun kinez, ku vitin e kaluar janë shitur rreth 28.000 kopje. Po ashtu, duhet theksuar se Kamiq për tregun europian dallon shumë nga ai kinez.

Gjithashtu, Skoda Kamiq është SUV-i më i vogël në tregun europian dhe do të rivalizojë Seat Arona, Renault Capture, Peugeot 2009 e të tjerë.

Kamiq vjen me platformën MQB A0 të Volkswagenit dhe sipas njoftimeve do të jetë SUV-i më praktikë në segmentin e vet, me slloganin “Simply Clever” (“Gjithnjë i Mençur”) dhe me opsionin Virtual Cockpit (ekrani prej 10.5-inç). Po ashtu, ofron edhe më shumë hapësirë për pasagjerët.

Sa i përket dimensioneve, Kamiq është i gjatë 4.24 metra, boshti i rrotave është 2.65 metra, kapaciteti i bagazhit është 400 litra dhe vjen me rrotat deri 18-inç.

Në gamën e motorëve, gjendet motori benzinë 1.0-litër Turbo me tre cilindra e kapacitet prej 115 kuajfuqi, benzinë 1.5-litër me katër cilindra me 150 kuajfuqi, si dhe motori dizel 1.6-litër Turbo me katër cilindra e kapacitet prej 115 kuajfuqi, përcjell Koha.net. Po ashtu, blerësve do t’iu ofrohet edhe versioni me gaz si dhe në dispozicion do të jetë edhe marshi DSG.

Sa i përket sistemit të tërheqjes, Skoda Kamiq do të jetë në dispozicion me sistemin e tërheqjes vetëm me rrotat e përparme, ndërsa ai 4x4 nuk do të jetë në ofertë.

Ndërsa sa i përket çmimit, ende nuk është zbuluar por pritet të jetë më i ulët sesa ai i Volkswagen T-Cross.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat