Pajisja që ndalon fizikisht shpejtësinë, shumë shpejt e detyrueshme për të gjitha veturat

Auto

Pajisja që ndalon fizikisht shpejtësinë, shumë shpejt e detyrueshme për të gjitha veturat

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 11:55
Foto ilustrim

Të gjitha veturave të reja shumë shpejt do tu kërkohet që detyrimisht të kenë pajisjen që ndalon fizikisht shoferët për të vozitur shpejtë.

Këshilli Evropian i Sigurisë në Transport (ETSC) ka bërë thirrje që prodhuesit e veturave të adoptojnë këtë teknologji për të zvogëluar numrin e aksidenteve në trafik.

Anëtarët e Parlamentit Evropian së fundi kanë votuar për këtë propozim, i cili i detyron të gjithë prodhuesit që veturat e reja të jenë të pajisura me një teknologji që limiton shpejtësinë fizikisht, e quajtur “Asistimi Inteligjentë i Shpejtësisë” (Intelligent Speed Assist – ISA) deri në 2022-ën.

E kjo mund të ndihmoj në zvogëlimi e aksidenteve rrugore deri në 30 përqind, duke shpëtuar rreth 25 mijë jetë në 15 vite, sipas ETSC, raporton thesun.

Sipas përfaqësuesve të ETSC-së kjo teknologji punon duke përdorur, “një kamerë që njeh shenjat e shpejtësisë si dhe një GPS që lidhet me të dhënat e shpejtësisë për të njoftuar shoferët me limitin e lejuar e automatikisht të limitoj shpejtësinë e veturës, aq sa të jetë e nevojshme”.

“Sistemi ISA nuk shkel automatikisht frenat, por thjesht limiton fuqinë e motorit duke parandaluar veturën që të kaloj shpejtësinë mbi limitin e caktuar”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat