Lamtumirë makina breshkë/ Volswagen Beetle nuk do të prodhohet më - Bota Sot
Lamtumirë makina breshkë/ Volswagen Beetle nuk do të prodhohet më

Auto

Lamtumirë makina breshkë/ Volswagen Beetle nuk do të prodhohet më

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 22:27
Foto

Prodhimi i të famshmes Volkswagen Beetle, është mbyllur. Makina kompakte e rrumbullakosur, lindi në Gjermaninë naziste dhe luajti një rol të rëndësishëm në ringritjen ekonomike të Gjermanisë pas luftës së dytë botërore.

Ajo madje u bë një ikonë botërore. Ferdinand Porsche ia prezantoi versionin e konvertueshëm kdf Wagen liderit nazist, Adolf Hitler në 1938.

E projektuar që të ishte e përballueshme dhe lehtësisht e përdorshme për gjermanët e thjeshtë ajo u bë e njohur si makina e popullit ose volkswagen.

Sidoqoftë, shumë pak volkswagena u prodhuan për qytetarët gjermanë gjatë luftës së dytë botërore.

Fabrika që ishte ndërtuar për të prodhuar makinat, u përdor për të prodhuar mjete ushtarake. Pas luftës, fabrika u rikthye në jetë nga ushtria britanike dhe nisi prodhimi i makinave volkswagen.

Deri në 1949, makinat nisën edhe të eksportohen. Deri në 1955 ishin prodhuar më shumë se një milionë makina dhe ajo vazhdoi, të paktën për disa kohë, të ishte makina më e shitur në botë.

Beetle i parë e kishte motorin prapa dhe bagazhin përpara. Ajo u bë edhe një yll kinemaje duke u shfaqur madje edhe në filma të Disneyt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...