Mazda RX-7 e përfshirë nga vërshimet, u shpëtua nga një njeri i huaj që adhuron veturat - Bota Sot
Mazda RX-7 e përfshirë nga vërshimet, u shpëtua nga një njeri i huaj që adhuron veturat

Auto

Mazda RX-7 e përfshirë nga vërshimet, u shpëtua nga një njeri i huaj që adhuron veturat

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 12:48
Mazda RX-7

Ky njeri bamirës, është një hero i vërtetë i botës së automobilizmit

Të gjithë i dinë dëmet e konsiderueshme, që ua shkaktojnë vërshimet veturave, andaj një njeri i që i adhuron veturat, e shpëtoi një Mazda RX-t të huaj, që ishte përmbytur nga uji.

Austin Owens nga Mississippi i Shteteve të Bashkuara, nuk ka mundur ta linte një super-makinë të tillë të përfshihet nga uji dhe vendosi ta mbrojë duke e ngritur mbi disa blloqe dhe cilindra.

“Jam një entuziast dhe adhurues i madh i makinave, kjo Mazda më pëlqeu shumë dhe e di që është e shtrenjtë, andja nuk mund të mos e shpëtoja”, ka thënë Owens.

Me ndihmën e një kompanie, të cilës ia pagoi të gjitha shpenzimet, Owens u kujdes që kjo veturë të jetë mbi nivelin e ujit që vërshimeve që i solli stuhia.

Intervenimi i bërë, besohet që ka ndihmuar që në këtë Mazda RX-7 që duket se është e modifikuar, të mos hynte uji dhe të mbetet në gjendje të mirë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat