Mustang modeli më i kërkuar sportiv në Evropë - Bota Sot
Mustang modeli më i kërkuar sportiv në Evropë

Auto

Mustang modeli më i kërkuar sportiv në Evropë

Më: 24 maj 2017 Në ora: 18:15
Modeli Ford Mustang

“Sportisti” i Fordit ka dominuar në tregun evropian në tremujorin e parë të këtij viti.

Modeli Ford Mustang ka vazhduar me sukseset në tregjet e ndryshme, ku vetëm në Evropë në tre muajt e parë të këtij viti është shitur në 3.600 njësi.

Sekreti i gjeneratës më të re të këtij modeli është se Ford Mustang i ri është bërë për tregun global. Derisa versionet e mëhershme ndërlidheshin kryesisht me kontinentin amerikano-verior, modeli aktual zyrtarisht shitet në gjithë botën, apo më saktë në 140 shtete.

Vitin e kaluar, Ford ka shitur 150.000 njësi Mustang, prej të cilave 45.000 janë shitur jashtë SHBA-ve.

Ford njoftoi se Mustang është vetura më e kërkuar sportive në shumë vende evropiane, siç janë Franca, Suedia, Polonia, Çekia, Hungaria, Rumania, Finlanda dhe Greqia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat