Bleu Dodge Challenger që ende nuk është lansuar, e vë në shitje për çmim shumë të lartë

Auto

Bleu Dodge Challenger që ende nuk është lansuar, e vë në shitje për çmim shumë të lartë

Më: 31 maj 2017 Në ora: 05:40
Dodge Callenger

Blerësi i paemëruar nga Shtete e Bashkuara, e ka blerë për 100 mijë dollarë, një Dodge Callenger që lansohet vitin që vjen dhe ende pa e parë, ofron ta shesë për 250 mijë euro.

Megjithëse ka kryer pagesën, po e ofron për këtë shumë që është afro dy herë më e lartë se fillestarja.

Duke pasur parasysh se do të prodhohen vetëm 3,300 njësi gjatë vitit 2018, pritet që të ketë interesim të madh për pa blerë, sepse të gjitha janë shitur.

Por, nuk është bërë e ditur se kur e ka datën që i dërgohet në shtëpi, pasi nëse është në muajt e fundit të vitit, deri atëherë mund të ketë edhe oferta tjera.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat