BMW M4 CS nis të prodhohet në korrik

Auto

BMW M4 CS nis të prodhohet në korrik

Më: 31 maj 2017 Në ora: 19:53
BMW M4 CS

BMW M4 CS është i pajisur me motor me gjashtë cilindra me teknologji M TwinPower Turbo, e cila ka dëshmuar fuqinë në modelet ekzistuese BMW M4.

Vetura ka ndërrues standard prej shtatë shpejtësive (M DCT). Fuqia e modelit BMW M4 CS ka 338 kW, përkatësisht 460 kuaj fuqi, ose 10 kuaj fuqi më shumë se sa te modeli BMW M4 me pakon Competition.

Modeli i ri BMW M4 CS nga 0 deri 100 km/h arrin për vetëm 3,9 sekonda, ndërsa shpejtësia e tij maksimale është 280 km/h, transmeton KosovaPress.

M4 CS mund të porositet në ngjyrat e bardhë e Alpeve, Sapphire metalike, e zezë, Frozen Dark Blue II, si dhe San Marino metalike e kaltër dhe Lime Rock metalike e hirtë.

Fillimi i prodhimit të këtij modeli është caktuar për korrik të këtij viti.

Image
BMW M4 CS
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat