Prezantohet Mini Electric

Auto

Prezantohet Mini Electric

Më: 31 gusht 2017 Në ora: 06:34
Mini Electric

BMW së fundmi ka konfirmuar zyrtarisht se modeli i ri Mini tërësisht elektrik do të fillojë të prodhohet në vitin 2019 në Britani të Madhe.

Sistemi i tij elektrik i tërheqjes do të prodhohet në Gjermani, në fabrikat e BMW-së - Dingolfing dhe Landshut, ndërsa prodhimi i modelit do të bëhet në Britani, gjegjësisht në Oxford.

Tani, raportohet se koncepti Mini Electric premierën botërore do ta mbajë muajin e ardhshëm në panairin e veturave në Frankfurt.

Pjesa më e madhe e këtij koncepti na kujton modelin aktual Mini hatch me tre dyer, duke filluar nga maska e përparme e veçantë, dritat LED, mbrojtësin e përparmë sportiv, pragjet e reja, dyert e reja të bagazhit dhe dritat e pasme LED, mbrojtësin e ri të pasmë, si dhe rrotat nga alumini me diametër prej 19-inç.

Detajet më konkrete ende nuk janë zbuluar, por Mini Electric serik ndoshta mund të vijë me motorin e ngjashëm sikur të BMW i3. Kjo nënkupton se koncepti Mini Electric mund ta ketë autonominë prej rreth 300 kilometrave dhe se shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë për 7,5 sekonda.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat