Modelet e reja Ferrari vetëm për 499 klientë të përzgjedhur - Bota Sot
Modelet e reja Ferrari vetëm për 499 klientë të përzgjedhur

Auto

E hënë, 22 tetor 2018

Modelet e reja Ferrari vetëm për 499 klientë të përzgjedhur

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 12:30
Ferrari

"Ferrari" njoftoi në ekspozitën e veturave në Paris se do të shesë modele të reja "super-veturë" - "Monza SP1" dhe "SP2" për 1.6 milionë euro dhe ato do të blihen vetëm nga 499 klientë të ftuar nga kjo kompani.

Këta duhet të jenë klientë afatgjatë të "Ferrarit", të cilët tashmë janë pronarë të disa modeleve të kompanisë.

Këta "persona me fat" mund të zgjedhin njëanshëm "Monza SP1" ose dy "SP2" me dy ulëse. Këto makina, të modeluara për gara, nuk kanë as xham, as çati.

Konsumatorët do të marrin një ose dy helmeta, dhe kostume "Ferrari" dhe këpucë të veçanta të thellë në varësi të modelit të zgjedhur.

Këto makina kanë motorët më të fuqishëm V12, pa turbombushës prej 810 kuaj-fuqi dhe janë në gjendje për 2.9 sekonda të arrijnë shpejtësinë 100 kilometra në orë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test