Bleu McLaren Senna dhe e përplasi brenda ditës, rregullimi po i kushton njëjtë sa makina

Auto

Bleu McLaren Senna dhe e përplasi brenda ditës, rregullimi po i kushton njëjtë sa makina

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 15:40
McLaren Senna

Biznesmeni i paemëruar nga Mynihu i Gjermanisë, e ka blerë një McLaren Senna dhe po bënte xhiro derisa të kthehej në shtëpinë e tij.

Por, ai nuk arriti të lëvizte si duhet me të, pasi e përplasi për një mur, derisa rruga ishte e boshatisur. Madje, ende pa i kaluar 100 kilometra me këtë hiper-makinë.

Fakti që prodhon 800 kuajfuqi dhe mungesa e aftësive të duhura për ta vozitur, janë shkaktarët e përplasjes së këtij McLaren.

Shoferi nuk pësoi asnjë lëndim, por Senna u dëmtua lehtë në pjesën e përparme, teksa për rregullimin e tyre duhet të paguhet rreth 800 mijë euro.

Meqenëse ky McLaren Senna ka kushtuar 850 mijë euro ku ka dalë prej prodhimit, konsiderohet se rregullimi kushton sa krejt vlera që ka.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat