Mitsubishi i përgjigjet konkurrencës së ashpër me modelin L20

Auto

Mitsubishi i përgjigjet konkurrencës së ashpër me modelin L20

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 18:57
Mitsubishi

Mitsubishi L200 / Triton është i pranishëm në treg për 40 vjet, dhe brezi i tanishëm i pestë u nis në vitin 2014. L200 denjësisht ishte në garë me modelet më të njohura në klasën e saj, në segmentin shumë të kërkuar të kamionetave në SHBA.

Edhe pse ky është një "freskim" në mes të dy brezave të modeleve, Mitsubishi ka ndryshuar në mënyrë drastike L200 në harqe mbi rrota, parakolp të pasme, drita...

Përveç kësaj, Mitsubishi ka zëvendësuar transmetimin dhe në vend me pesë shpejtësi, ka vendosur një me gjashtë shpejtësi automatike që sjell performancë më të mirë.

Mitsubishi ka përmirësuar sistemet e sigurisë të tilla si sistemi Forward Collision, sistemin e detektimit të veturave dhe këmbësorëve, dhe sistemin Ultrasonic Misacceleration Mitigation që redukton rrezikun e shtypjes aksidentale të pedalit të gazit gjatë hyrje/daljes në/nga automjeti.

Ekziston edhe një paralajmërim për këndin e vdekur si dhe alarme sistemi kur lëviz në të kundërt. Shitja e Mitsubishi L200 të parë do të fillojë në Tajlandë më 17 nëntor dhe më pas do të mbërrijë në dyqanet në 150 vende tjera të botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat