Volkswagen më i lirë elektrik do të kushtojë nën 20,000 euro?

Auto

Volkswagen më i lirë elektrik do të kushtojë nën 20,000 euro?

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 13:21
Volkswagen

Gjiganti gjerman i makinave po përgatit një ofensivë të madhe të veturave elektrike.

Si pjesë e përgatitjes për një gjeneratë të re të modeleve elektrike, Volkswagen do t'i përshtatë tre fabrikat gjermane për prodhimin e makinave elektrike, shkruan Reuters.

Kompania planifikon që vetura e ardhshme elektrike të kushtojë më pak se 20.000 euro, e cila është rreth 6.000 mijë më pak se një nga modelet më të njohura të energjisë elektrike, Nissan Leaf.

VW planifikon të prodhojë rreth 200.000 makina në vit. Prodhuesi gjerman më herët njoftoi se brezi i parë i gjeneratës së ardhshme të energjisë elektrike do të ishte një hatchback kompakt i bazuar në konceptin I.D. të vitit 2016.

Përveç kësaj makine, planifikohet edhe I.D. Buzz që do të prodhohej në Hannover, ndërsa modeli i tretë në seri do të ishte një crossover I.D. Crozz.

VW I.D. hatchback do të arrijë në treg në vitin 2020, pas së cilës pritet nisja e modelit I.D. Crozza.

Volkswagen I.D. Buzz do të shfaqet në vitin 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat