Brabus prezanton modelin e ri Mercedes A-Class

Auto

Brabus prezanton modelin e ri Mercedes A-Class

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 13:17
Mercedes A-Class

Kompania e famshme Brabus, kompani që merret me modifikimin e veturave, ka prezantuar programin e saj për modifikimin e modelit të ri të Mercedesit, A-Class (W177).

Më saktësisht, fjala është për versionin A-Class A250 me motor benzinë 2.0-litër Turbo i cili falë paketës së Brabusit “PowerXtra B 25 S” është përforcuar në 270 kuajfuqi. Tani, ky model shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 5,9 sekonda dhe atë maksimale e ka të kufizuar në 250 km/h.

Image

Gjithashtu, Brabus për këtë A-Class A250 do të ofrojë edhe paketën për aerodinamikën, dorezat e dyerve nga kromi, rrotat prej 20-inç nga alumini, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave me katër gypa, lëkurë Alcantara në interier, pragjet me dritë, pedalet nga alumini, etj.

Image

Brabus, po ashtu, ka njoftuar se së shpejti do të ofrojë edhe paketën për versionin A-Class me motor dizel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat