Ky shtet miraton zyrtarisht, mishin e rritur në laborator

Azia

Ky shtet miraton zyrtarisht, mishin e rritur në laborator

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 07:50
Copëzat e mishit

Singapori ka dhënë miratimin për "mishin e pastër" të parin në botë që nuk vjen nga kafshët e therura.

Vendimi i hap rrugën fillimit të projektit “ Eat Just” me seli në San Francisko, për të shitur mish pule të rritur në laborator.

Mishi fillimisht do të përdoret në copëza, por kompania nuk ka thënë kur do të jenë gati.

Kërkesa për alternative të tjera të mishit normal është rritur, për shkak të shqetësimeve nga konsumatorët lidhur me shëndetin, mirëqenien e kafshëve dhe mjedisin.

Sipas Barclays, tregu për alternative të mishit mund të kapë vlerën 140 miliardë dollarë brenda dekadës së ardhshme, ose të zërë rreth 10% e industrisë globale të mishit.

Variantet e mishit me bazë bimore si Beyond Meat dhe Impossible Foods gjenden gjithnjë e më shumë në raftet e supermarketeve dhe menutë e restoranteve.

Por produkti Eat Just është i ndryshëm sepse nuk është i bazuar në bimë, por në vend të kësaj është rritur nga qelizat e muskujve të kafshëve në një laborator.

Kompania e quajti atë një "përparim për industrinë globale të ushqimit" dhe shpreson se vendet e tjera do të ndjekin shembullin.

Gjatë dekadës së fundit, dhjetëra projekte të tilla janë përpjekur të sjellin mish të kultivuar në treg, duke shpresuar të dalin mbi hamësit e mishit normal, me premtimin e sjelljes së një produkti më etik.

Dy nga më të mëdhenjtë janë projektet  Future Meat Technologies me seli në  Izrael dhe M Memphis Meat e mbështetur nga Bill Gates , të cilët po përpiqen të hyjnë në treg me mishin e rritur në laborator, që është me kosto të përballueshme dhe ka shije.

Kurse Shiok Meats në Singapor po punon me mishin e krustaceve, të rritur në laborator.

Ndërsa shumë prej tyre kanë shpallur se kjo ka përfitime mjedisore, disa shkencëtarë kanë sugjeruar se në disa rrethana mund të jetë më keq për klimën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat