E rëndë/ Mbaron oksigjeni në spital, shtatë pacientë humbin jetën

Azia

E rëndë/ Mbaron oksigjeni në spital, shtatë pacientë humbin jetën

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 14:26
Foto ilustrim

Situata e vështirë nga koronavirusi ka nxjerrë në pah edhe disa nga vendimet më të vështira që mjekët duhet të marrin gjatë përballimit të situatës.

Jemi njohur edhe me atë që quhet seleksionim i pacientëve që disa që nuk kanë më shpresa nuk janë trajtuar si duhet veçanërisht nga mosha e tretë.

Në Pakistan gjendja nga koronavirusi është alarmante, sipas BBC rreth shtatë persona kanë humbur jetën pasi furnizimet me oksigjen kishin mbaruar.

Ndërsa sipas njoftimeve nga mediat e tjera rreth 200 persona ishin me oksijen të reduktuar.

Mureed Ali, nëna e të cilit është e sëmurë me Covid-19, i tha BBC Urdu se "në të gjithë spitalin, ne po vraponim për të shpëtuar pacientët tanë, duke iu lutur stafit mjekësor".

Ai shpjegoi se disa pacientë u transferuan përfundimisht në dhomën e urgjencës, ku ende kishte një furnizim të mirë të oksigjenit.

Por pasi ato furnizime u pakësuan gjithashtu, disa pacientë vdiqën, ndërsa shumë të tjerë u përkeqësuan në gjendje kritike.

Stafi i spitalit përfundimisht u kërkoi të afërmve të pacientëve që të përpiqeshin të blinin vetë bombola oksigjeni, sipas z. Ali, por vetëm disa arritën ta bënin këtë.

Një hetim ka nisur për të gjetur shkakun që solli mungesën e oksigjenit e për pasojë edhe humbjen e jetëve të njerëzve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat