Kryeministri japonez thërret kundër tubimeve, vet “nuk ia shkoq” darkave

Azia

Kryeministri japonez thërret kundër tubimeve, vet “nuk ia shkoq” darkave

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 12:49
Kryeministri i Japonisë, Yoshihide Suga

Kryeministri i Japonisë, Yoshihide Suga, është kritikuar për pjesëmarrjen në darkat e fundvitit pasi ka bërë thirrje që njerëzit t’i shmangin ndejat në kohën kur vendi po përballet me shifra rekorde të koronavirusit.

Suga u bë kryeministër i Japonisë në shtator, por nuk ka mundur ta shijojë shumë pushtetin për shkak të rritjes së pakënaqësisë së qytetarëve pas shtimit të rasteve kundër koronavirusit.

Pavarësisht se e kishte paralajmëruar publikun që të shmangen tubimet e mëdha, vetë Suga ka marrë pjesë në disa të tilla gjatë javës së kaluar, duke nxitur kritika në rrjetet sociale por edhe nga politikanët, përfshirë aleatët e koalicionit.

“Përderisa u bëjnë thirrje njerëzve për vetëpërmbajtje, ata hanë biftekë të cilësisë së lartë dhe po kënaqen. Përkrahja publike mund të shembet”, tha Jun Azumi, deputet i opozitës.

Njëri nga pjesëmarrësit në darkë, aktori 76 vjeç, Ryotaro Sugi, u tha gazetarëve se kjo ishte një ndejë fundviti dhe se kanë folur për bejsbollin, shkruan Reuters.

Kryeministri Suga tha të mërkurën se është penduar që ka marrë pjesë në darkë. “Jam penduar për atë, sepse ka shkaktuar keqkuptime në mesin e publikut”, tha ai kur u pyet nga gazetarët për këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat