“Wall Street Journal”: Kina në pozita të forta, veprimtaria ekonomike në nëntor vijoi të rritet

Azia

“Wall Street Journal”: Kina në pozita të forta, veprimtaria ekonomike në nëntor vijoi të rritet

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 15:28
Kinë

Gazeta amerikane “Wall Street Journal” njoftoi se, ndërsa epidemia jashtë vazhdon të përhapet, veprimtaria ekonomike e Kinës në nëntor vijoi të rritet, “duke e vendosur ekonominë e dytë më të madhe në botë në pozita më të forta ndërsa afrohet në fund të një viti të trazuar”

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara më 15 dhjetor, treguesit kryesorë ekonomikë në Kinë, përfshirë vlerën e shtuar industriale, investimet dhe shpenzimet e konsumit, përshpejtuan rritjen në nëntor, duke nxitur rritjen e punësimit dhe duke ulur shkallën e papunësisë.

Sipas të dhënave nga Zyra Kombëtare e Statistikave e Kinës, vlera e shtuar industriale në Kinë në nëntor u rrit me 7.0 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, me normën më të shpejtë e rritjes në më shumë se dy vjetët e fundit.

Ekonomisti i bankës “Standard Chartered”, Li Wei, tha se falë politikave të mëparshme të lehtësimit të kreditimit dhe kërkesës së fortë për eksporte, ekonomia e Kinës vazhdoi të gjallërohej në nëntor me ritme te shpejta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat